Foto ilustruese

Bota

Burg deri në 3 vjet kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë celcius, Zvicra ashpërson masat për kursimin e energjisë

8 Shtator 2022, 13:15| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 13:45

  • Share

Zvicra po mendon të dënojë me burgim deri në tre vjet këdo që ngroh dhomat e tyre mbi 19 gradë Celsius këtë dimër. Kjo masë drastike vjen si pasojë e planit energjitik për racionimin e gazit për shkak të luftës në Ukrainë. Vendi mund të vendosë gjithashtu gjoba për ata që shkelin rregulloret e reja të propozuara.

Duke folur për Blick, Markus Sporndli, i cili është një zëdhënës i Departamentit Federal të Financave, shpjegoi se shkalla e gjobave në bazë ditore mund të fillojë nga 30 franga zvicerane. Ai shtoi se gjoba maksimale mund të jetë deri në 3,000 franga zvicerane.

Rregullorja e re parashikon gjithashtu se kompanitë që qëllimisht tejkalojnë kuotat e tyre të gazit mund të përballen me ndëshkime administrative. Për më tepër, sipas masave të reja, temperaturat në ndërtesat me ngrohje me gaz nuk mund të jenë më shumë se 19 gradë celcius.

Blick gjithashtu raportoi uji i ngrohtë për t’u larë nuk lejohet të ketë një temperaturë më të lartë se 60 gradë. Ujë të ngrohtë nuk mund të ketë as në pishina. Madje edhe saunat do të dalin jashtë përdorimit. Masat janë të përcaktuara në Ligjin Federal për Furnizimin Ekonomik Kombëtar, të cilit i referohet Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike në një dokument zyrtar.

Lidhur me masat e reja të propozuara, kantonet e Zvicrës kanë afat deri më 22 shtator për të paraqitur çdo shqetësim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 08/09/2022 17:10

    Diktatura po kthehete. Lavdi PPSH

    Përgjigju
    • Den: 08/09/2022 18:12

      Kafshe,akoma me klushet e enver qenit

  • Turp: 08/09/2022 14:56

    Po zvicra eshte -20 grad në dimer kurse ne Tirone dalim nudo neper ballkone? Öre per klimen Shqipëria Është si Itali greqi spanje Mal Zi mos u merrni me Zvicern , zvicra ka shok Suedine dhe Danimarken dhe atje ka rryme sepse jane vende vikingesh Ato drite dhe nxehte dhe ndertesa A+++

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?