Tiranë-Pas largimit nga Komisioni Integrimit mëngjesin e sotëm, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur dhe Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur nga nën/Kryetari i Komisionit Plarent Ndreca i cili informoi në nisje të mbledhjes se deputetët e opozitës nuk janë prezentë gjatë zhvillimit të seancës së radhës.
Asnjëri prej mjekëve të thirrur për të dëshmuar, konkretisht Mihal Tase, Myfrat Barbullushi, Mentor Petrela, Nikollaq Kacani, Mustafa Xhani, Arben Beqiri nuk u paraqitën në seancë.
Sipas Ndrecës dy dëshmimtarët nuk janë paraqitur për shkak se shkresa e thirrjes nuk e ka pasur adresën e saktë, por kjo ende nuk është qartë duke qenë se mendohet se mund të jenë të informuar nga Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi.
Do të vlerësojmë nëse këta janë të rëndësishem për të ardhur e për ti thirrur sërish. Nëse do të jetë e nevojshme, i kërkojmë të vijne sipas Kodit të Porcedures Penale
Mbledhja e radhës është parashikuar të nisë në orën 11:00
Opozita ka vendosur të braktisë jetën parlamentar pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë.
Lajmi kryesor:
PD bojkoton të gjitha komisionet, nuk shkon as tek 'Sterilizimi'! Zbulohet sms-ja e Bardhit për deputetët, grupi mblidhet në selinë blu
SI.E.//ReportTv.al