Burri i moçëm i Mirditës, një shekull mbi supe! Pjetër Tusha: 100 vjeç pa asnjë sëmundje

27 Shkurt 2021, 18:35| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 20:59

  • Share

Me një bastun në dorë, Pjetër Tusha, na del përpara tek porta e shtëpisë... E gjetëm duke u marrë me punët e fshatit në Ndërfushas të Mirditës. Pjetër Tusha ka çfarë të rrëfejë....

Ai ka lindur në 3 Qershor të vitit 1920, kur Shqipëria po përjetonte dekadën e dytë të pavarësisë dhe ishin njohur kufijtë territorialë nga fuqitë e mëdha. Burri 100-vjeçar kujton Mbretërinë e Zogut, më pas kohën e pushimit nga italianët, gjermanët dhe instalimin e diktaturës, kur buka shpërndahej me racion.

"Zogu e ka mbajtur pushtetin gjatë, por merrte para borxh në Itali. Nuk kishte ët shlyente dhe shiti Shqipërinë. Më pas erdhi Italia në Shqipëri, e mbushi me ushtarë këtu. Periudha më e mirë ishte në kohën e Italisë. Më pas erdhën gjermanet, dhe më tej pushtetin e mori Partia e Punës. Në komunizëm kemi vuajtur se hoqi tokat dhe gjënë e gjallë. Nuk dilte llogaria mezi jetonim. Një 700gr bukë na jepte", tregon Pjetër Tusha për Report TV.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë së këtij burri që rrezaton mirësi?

"Kam pasur sëmundje të vogla si grip, por kam duruar edhe nga të këqijat dhe nuk më bënte përshtypje. Ndërsa shqetësime të tjera s'kam pasur".

Ai pohon se nuk vuan nga asnjë sëmundje, ndërsa vazhdon aktivitetin fizik, duke u marrë me disa punë të vogla në bahçen e shtëpisë.

"Punoj sa për të kaluar kohën dhe qetësoj trupin, lehtësoj trupin për të mos me lënë trupin pasiv", shprehet Tusha.

Është baba i 6 fëmijëve, ka nipër dhe stërnipër. Djali që jeton me të, Ndue Tusha shprehet se jetëgjatësia është në gjenet e kësaj familje.

"Nuk ka pasur asnjë sëmundje, gjithë jetën s'ka bërë asnjë gjilpërë. Nuk ka pirë duhan, ka pirë vetëm pak raki, edhe sot e kësaj dite s'ka asnjë sëmundje. E kemi gjenetike jetëgjatësinë, edhe babai i babait tim ka vdekur 107-vjeç", tha ai.  

Pjetër Tusha mund të konsiderohet pa frikë si simboli i jetëgjatësisë në Mirditë e përtej saj.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 27/02/2021 23:20

    KY ESHTE ajri i paster,,,qe neve ne tirane na mungon...

    Përgjigju
  • Aicuni: 27/02/2021 21:48

    Shkut ju me I dhon covid eh

    Përgjigju
  • Lui: 27/02/2021 18:55

    Ky eshte ai trimi dhe deshmitari i gjalle i provokocioneve greke. Ka marre pjese ne luften kunder grekeve qe tentuan te pushtojne jugun e Shqiperise, por hasen ne ustallare dhe trima si ky plak qe nuk lejuan hordhite greke te benin ate qe kishin bere dhe me pare ne tokat me popullsi shqiptare.. Jete te gjate ore trim dhe trashegofsh vetem trima!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?