Ndërtesë e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës

Politikë

Buxheti 2022, Rama: 1 miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin

25 Nëntor 2021, 09:03| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 14:54

  • Share

Qeveria do të akordojë 1 miliard lekë më shumë subvencion të qirave për tërmetin në buxhetin e vitit 2022. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, një ditë para kujtimit të tërmetit 26 nëntorit të vitit 2019, i cili tronditi vendin me epiqendër Durrësin, pasojat e të cilit janë evidente edhe sot.

“1 miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin. Buxheti 2022. Shqipëria e ardhmja jonë“, thuhet në postimin e kryeministrit në Facebook.

Një ndër fokuset e programit së Qeverisë 'Rama 3' do jetë rindërtimi, ndërkohë që synimi i kryeministrit është që në pranverën e 2022 të jetë zhdukur çdo gjurmë e tërmetit.  Kujtojme që edhe ënë mbledhjen e dytë të Këshillit të Ministrave, qeveria i kaloi Fondit Shqiptar të Zhvillimit3 miliardë lekë për rindërtimin.

Më 15 shtator, kryeministri Edi Rama prezantoi programin qeverisës, ku pikat kryesore për rindërtimin ishin:

-4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.

-13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.

-12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.

-28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.

-Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.

-Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?