Tirane - Projektbuxheti i vitit 2025, parashikon shpenzime 8.2 miliardë euro, nga 3,2 miliardë euro që ishin në 2013-ën, ‘Pasqyra e një dekade arritjesh’ sic u shpreh kryeministri Edi Rama
“E kemi nisur rrugën tonë me një fond pagash në sektorin publik afro 500 milionë euro dhe në buxhetin që do të miratojmë, është më shumë sesa dyfishi, 1,3 miliardë euro. 146 milion euro për bujqësinë krahasuar e dini me sa, a e dini me sa, apo jo? Me 35 milion euro kur ishin këta, pesëfishi. Kur ne morëm detyrën për të udhëhequr Shqipërinë prodhimi i përgjithshëm ishte 10 miliardë e kemi çuar 26. Të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 3300 euro, sot janë 10 mijë e 300 euro. Borxhi publik ishte mbi 70%, më i larti dhe më i rrezikshmi në rajon, por e kemi ulur borxhin publik me afro 15 pikë përqindje”, shprehet kryeministri Rama sot nw seancwn
Nuk do të ketë taksim për biznesin e vogël.
"Jemi zotuar deri në fund të mandatit tonë të katërt që nuk do të ketë asnjë ndryshim në taksimin e biznesit të vogël dhe as nuk ka vitit e ardhshëm, as nuk do të ketë mandatin e ardhshëm"
Për bujqësinë Rama tha se do të vihen në dispozicion '146 milion euro.
146 milion euro për bujqësinë krahasuar e dini me sa, a e dini me sa, apo jo? Me 35 milion euro kur ishin këta, pesëfishi!
Në një kundërpërgjigje pa shifra, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se buxheti i 12-të i qeverisë i shërben klientëve të qeverisë.
“Aferat e Veliaj koka Ahmetaj janë mbi 1 mld euro, ne do i përdornim për pensione. Ky është buxheti i 12-të që kjo qeveri sjell në këtë sallë, dhe për të 12-ën herë, ky buxhet është një dëshmi e qartë e asaj që qytetarët tanë vuajnë çdo ditë, korrupsionin galopant që po shkatërron ekonominë dhe shpresën e këtij vendi. Ky buxhet në fakt i shërben disa njerëzve, atyre që do marrin tenderat e rrugëve që fryhen me disa zero rrugës”, tha Bardhi.
Gazmend Bardhi tha se programi i PD-së parashikon pensione jo më të ulët se 320 mijë lekë brenda 2029-ën.