Punimet për bypass-in e Gjirokastrës

Ekonomi

Buxheti i 2022, Ministria e Infrastrukturës tregon projektet që do të financohen! Tuneli i Llogarasë, i bypass i Tiranë e atij të Gjirokastrës

24 Tetor, 22:02| Përditesimi: 24 Tetor, 22:33

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publik projektet që do të financohen dhe atyre që do të mbështeten nga buxheti i vitit 2022. Në Facebook, Ministria bën me dije se mes projekteve që do të financohen nga buxheti i ri janë tuneli i Llogorasë, ndërtimi i byppas Tiranë, bypass Gjirokastër dhe Unaza e Jashtme e Tiranës, lotet 4-7.

Do të financohen po ashtu edhe programi kombëtar i modernizimit të sektorit ujësjellës kanalizime me një vlerë totale 70 mln euro, rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në Durrës me vlerë totale 62 mln euro, rikonstruksion i ujësjellësit në Tiranë me mbështetje buxhetore prej 80 mln euro dhe përfundimi i investimit në 26 kantiere të rrjetit ujësjellës kanalizime.

Nga ana tjetër do të mbështetet rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga ndikimi i krizës së energjisë me 100 mln lekë. Mbështetje financiare do të ketë edhe për zhvillimin e infrastrukturës portuale në përputhje me masterplanin e miratuar si dhe për zhvillimin e infrastrukturës dixhitle për zonën e veriut e të jugut të Shqipërisë.

Projektbuxheti 2022 ka kaluar në qeveri dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar se sa para do të shkojnë për institucionet dhe sa do jetë buxheti total.

J.SH./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?