Politikë

Buxheti për bujqësinë, Korreshi në '5 Pyetjet': Në Shqipëri ka humbur lopa, s’ka as dhi as dele, kanë ikur në drejtim të paditur! PD pa busull, e përçarë

15 Nëntor 2021, 22:07| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 22:47

  • Share

TIRANË- ‘Lufta’ në Partinë Demokratike po sjell përçarjen e demokratëve me dy kuvende të thirrua, më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe 18 dhjetor nga Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se kjo situatë po dëmton elektoratin e partisë, duke theksuar se bashkitë pa kryetarë mund të shkojnë në zgjedhje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për Korreshin, nëse nuk gjendet një zgjidhje, PD-ja nuk do ta ketë luksin që të vijë në pushtet.

“Ky është një dyzim shumë i madh që nuk duhet të ndodhte. Unë mendoj se demokratët nuk dinë më, po humbin busullën e orientimit. I ka dhënë një kosto në elektorat, ne bashkitë që do hymë në zgjedhje na ka dhënë një goditje, ne presim shumë shpejt pos zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të dalin në zgjedhje. Iu ka dhënë një goditje bashkive që do futen në zgjedhje. Kush do ta votojë, Lulzim Basha apo Sali Berisha kandidatin në Lushnjë që do jetë në janar. Basha ka thënë sot se kuvendi do jetë me 18. Për ata skeptikë që prisnin se s’do kishte Kuvend, sot Basha ka dal fare qartë. 

Do doja të kishte një zgjidhje, ja uroj të ketë. Sepse ne nuk e kemi luksin të humbim, këta janë dy gjeneralë të PD-së, pra kemi kërkuar votë që Basha të ishte kryetar, si gjithë jetën kemi kërkuar nga lideri historik. Vetëm një kompromis do ishte zgjidhje në këtë moment, sepse palët janë bërë agresive, kjo nuk është gjë e mirë. Mesa shoh çdo ditë kjo situatë ka agravuar. Njerëzit presim që ne të vijmë në pushtet por a mund të vijmë në pushtet duke u përçarë më njëri-tjetrin. Situata nuk është shumë e lehtë brenda PD-së”, tha Korreshi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’.

Duke u ndalur në protestën që fermerët e Lushnjës po organizojë kundër paketës fiskale, Korreshi thotë se ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nuk po jep asnjë zgjidhje ndonëse ata janë të hapur për të negociuar. Sipas tij, ministrja ka frikë të shkojë te Rama për t’i kërkuar buxhet shtesë për bujqësinë. Korreshi ka ironizuar mungesën e investimeve në bujqësi duke thënë se në Shqipëri nuk ka më lopë, duke shpjeguar se shpenzimet për të mbajtur një lopë janë të lartë dhe nuk del asnjë fiitm.

“Do iu rimbursojnë naftën. Ata japin gati 200 mijë lekë naftë për një hektarë tokë. Kjo ka 20 mln lekë të vjetra kosto, ndërsa ata japin 200 mijë lekë të vjetra. Fermerët kërkojnë rimbursimin 10 lekë për kg, balancimin e TVSH në shitje dhe në blerje. Bashkë me fermerët i kanë nisur 6 pika kryeministrit. Shkon ministrja dhe thotë unë 3.2 mld lekë kam dhe po deshët i ndani me njëri-tjetrin sepse unë nuk ia prish dot skemën. Pra, të ketë frikë ministri të shkojë te kryeministri. E ka thënë hapur, nuk isha prezent por ma thanë. Ata nuk janë këmbëngulës, hajde të negociojmë, sa ka mundësi qeveria të na vijë në ndihmë. Sot 90% e tregut agro-ushqimor është informal. Nëse rimburson për kg a bën sens për fermerin që ta deklarojë? Patjetër që po.

Shteti duhet të jetë i ndjeshëm, 50% e krahut të punës punon në bujqësi. Nuk mund të mos jesh i ndjeshëm ndaj kësaj kategorie. Sot të gjithë produktet e qumështi që prodhojë fabrikat marrin qumësht nga Serbia. Në Shqipëri, në fakt ka humbur lopa, nuk ka më. Ne jemi në prag falimenti. Nuk ka as lopë, as dhi, as dele. Kanë ikur në drejtim të paditur. Një lopë jep 20 litra qumësht. Ata e mbledhin me 380 lekë të vjetra. Një njeri që të mbajë një lopë ta kullosë gjithë ditën bën 8 mijë lekë. Një deng jonxhë bën 7 mijë lekë të vjetër po do edhe pak misër ajo se do lindë qumësht. Domethënë dalim jek e jek, mbajmë lop kot për një vic, shesim një viç. Pra e kupon ku ka vajt bujqësia, sot fshati vjen e ble qumësht e kos në qytet”, u shpreh Korreshi për ‘5 pyetjet nga Babaramo’.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?