Ligji s'e lejon të bëjë emërime, KLP zgjat afatet e komandimit për prokurorët

22 Korrik 2019, 10:43| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 16:07

  • Share

TIRANË- Në pamundësi ligjore për të kryer emërime në pozicione të rëndësishme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur komandimet për drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Korçës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.

Irenca Çunoti do të jetë prokurore e përkohshme e Apelit korçë, Rozeta Qirjaqi drejtuese e përkohshme në apelin Korçë, e ndërsa Altin Dumani drejtues i Apelit të Krimeve.

Po ashtu, Julian Cafka u caktua drejtues i komanduar në prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa Isa Jatës iu zgjat komandimi si prokuror i Apelit të Krimeve.

Dy kërkesat për rifutje në sistem të prokurorëve Pranvera Gruda dhe Edlira Bako u shtyn për mbledhjen e ardhshme.

VIDEO/Prezantimi i prokurorit Altin Dumani

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?