Gjykata e Elbasanit ka vendosur të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj të arrestuarit Florenc Çapja, i akuzuar për “Vrasjen me paramendim” mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema. Vendimi është marrë një ditë më parë nga gjyqtarja Patime Fetahu, e cila pasi ka dëgjuar palët në këtë proces gjyqësor,ka vendosur të refuzojë kërkesën e Florenc Çapjas për lirimin nga qelia. Avokatët e këtij të fundit prej muajit gusht 2019 i ishin drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg ndaj Florec Çapjas, masë kjo që është dhënë në qershor të 2019 nga gjyqtarja Miranda Konica (Çekrezi). Në kërkesën e tyre avokatët mbrojtës të Çapjas kanë argumentuar se klienti i tyre nuk ka rrezik ikje dhe për të bindur trupin gjykues ata kanë ofruar dhe një garanci pasurore, kundrejt zbutjes së masës së sigurisë “arrest në burg”.
Nga ana tjetër prokuroria e Elbasanit ka kërkuar konfirmimin e “arrestit në burg” për Çapjan, duke pohuar se vepra penale për të cilën akuzohet i arrestuari është e rëndë dhe në të tilla raste Kodi i Procedurës Peneale parashikon aplikimin e masave të sigurë të “arrestit në burg”. Në fund të gjykimit Pajtime Fetahu vendosi të refuzojë kërkesën e Florenc Çapjas, duke i hapur rrugën këtij të fundit ti drejtohet në ditët në vijim gjykatës së Apelit në Durrës. Pajtime Fetahu, hyri në këtë proces gjyqësor duke spostuar gjyqtaren e seancës paraprake dhe që ka dhënë e para vendimin për Florenc Çapjan,gjyqtaren Miranda Konica (Çekrezi). Spostimi i kësaj të fundit duke hyrë në çështje Patime Fetahu ka sjellë reagimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili mësohet të ketë çuar një inspektim në gjykatën e Elbasanit.
Çapja garanci pasurore kundrejt lirisë, gjykata refuzon kërkesë cakton masën e 'arrestit në burg'
Gjykata ka caktuar masën e “arrestit në burg” . KLGJ nis inspektim në gjykatën e Elbasanit mbi mënyrën e si u ndryshua gjyqtarja e seancës paraprake.
Djale yll gjynah qe marin keto rruge te keqija
PërgjigjuKy eshte spiun, e kam me fakte
PërgjigjuKy te qi motren ty qe thu spiun pranaj e akuzon
Kto katunaret bejn dhe te fortin dhe kallzusin jan te pa fyfyr
Përgjigju