Carlo Bollino: Dosja Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit

28 Tetor 2023, 17:38| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 14:52

  • Share

Pas skandalit të privatizimit të Klubit Partizani nuk fshihen vetëm procedurat për të lehtësuar dhe abuzimet që Sali Berisha dhe qeveria e tij bënë për të favorizuar Jamarbër Malltezin e për të bërë të fitonte shumë milionë euro edhe pse ishte pronari i vetëm 113 metra katrorëve tokë. Në dosjen e SPAK hidhen hipoteza për abuzime me sipërfaqen e kthyer trashëgimtarëve dhe mbi vlerën që i duhej paguar në të vërtetë Shtetit. Në faqen 123 të dosjes, për shembull, thuhet se ''nga akti i ekspertimit topografik, nder te tjera rezulton se persa i perket prones sẽ familjes Begeja, mbetet e pa qarte nje siperfage prej mbi 4.400 metra katrore, e cila ndodhet jashte "Klubit Shumesportesh Partizani". Bëhet fjale per pjesa e ruges në anën perëndimore dhe siperfaqen me ne perëndim te saj. Kjo siperfage prej mbi 4400 metra eshte pjese e siperfaqes prej 28.000 metra katrore te kesaj familjeje te njohur dhe kthyer nga vendimet e Komisionit të Kthimit e Komisionit te Pronave, por pozicionohet jashte kufirit te "Klubit Shumesportesh Partizani". Në pozicionimet e mëvonshme e gjithe siperfaqja e prones prej 28.000 metra katrore e familjes  Begeja ishte pozicionuar brenda klubeve, duke krijuar nje siperfaqe fiktive. Pra brenda siperfaqes sẽ klubeve sportive duhej të njihej siperfaqja reale e kesaj familje duke zbritur siperfaqen prej 4 400 metra, e cila pozicionohej jashte kufirit te klubeve''. 

Praktikisht, edhe pse ishte në dukje tokë në pronesi të tyre, ato 4.400 metra katrorë nuk mund të kontabilizoheshin brenda sipërfaqes së Klubit Partizani dhe si rrjedhojë, nuk mund të ktheheshin me të njëjtën procedurë të ndjekur për pjesën tjetër të gjithë kompleksit sportiv. Si të thuash që Ministria e Mbrojtjes i ka dorëzuar Jamarbër Malltezit dhe familjes së tij, Begeja, 4.400 metra katrorë që nuk ishin në pronësinë e saj. Një gabim (ose abuzim) që rrezikon të anulojë gjithë procedurën. 

Por sipas SPAK-ut, mund të jetë kryer një abuzim akoma më i rëndë: Në faqen 168 të dosjes ''Konstatohet se evidentohen disa problematika qofte në dorezimin e prones ashtu edhe në vijim në lidhjen e kontras referuar Klubit te Futbollit Partizani. Në rradhe te pare siperfaqa e kësaj prone sipas akteve te IGJU-së është më e madhe se ajo qe ka hyre në privatizim. Nga ana tjetër, rezulton se pagesa per kete prone është bere vëtëm për shumën 10 109 000 leke, nderkohe qe duhet te kalonte në privatizim/te blihej nga keta pronare edhe nje sip prone e cila ështe evidentuar ''shtet'' prej 857 m2, në nje shume prej 22 956 459 lekesh sipas komisionit të vlersimit nderkohe qe sipas eksperteve sip shtet ishte 4261 m2, dhe pronarët duhet të paguanin edhe shumen prej 114 139 407 leke. Kontrata ështe lidhur më date 21.10.2009 dhe objekt i kesaj kontrate eshte kalimi nẽ pronesi i të gjithe siperfaqes prej 26 527 m2, pa u paguar pjesa e truallit shteteror. Janë kryer verifikime nẽ Ministrine e Ekonomise dhe nuk rezulton te kete pasur nê vijim pagesa per pjesen toke shtet''. 

Akuza e SPAK-ut thotë se dhëndrri i Sali Berishës, bashkë me trashëgimtarët e tjerë, nuk i ka paguar Shtetit një shumë prej 114 milionë lekësh të reja si çmimi i një pjese të tokave që nuk bënte pjesë në sipërfaqen e trashëguar që iu kthye, por i takonte Shtetit dhe se mund ta merrnin vetëm duke paguar shumën përkatëse. Pagesë që sipas kontrolleve të Spakut, nuk është kryer.  

Këto ishin vetëm disa nga objeksionet e ngritura edhe nga gjeneral Vladamir Qirjazi dhe që për tre vite e penguan të firmoste kontratën. Për këtë arsye pas një inspektimi skandaloz të firmosur (për llogari të Departamentit Antikorrupsion të
Kryeministrisë!!) nga Ilir Kadiu, një nga ish-pronarët e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, Qirjazi u shkarkua nga detyra e tij dhe në vend të tij Sali Berisha promovoi gjeneralin Xhemal Gjunkshi, një shërbëtor i devotshëm i Partisë Demokratike që në pak se 24 orë firmosi gjithçka që duhej firmosur pa kontrolluar asgjë, i dorëzoi Klubin Partizani dhëndrrit të kryeministrit dhe trashëgimtarëve të tjerë. Një shpejtësi që përbën një nga provat në ngarkesë të Berishës dhe të Jamarbër Malltezit dhe që mund të ketë shkaktuar edhe dy “gabime” (ose favore) fatale: Dorëzimi i 4.400 metrave katrorë truall më shumë dhe 1 milionë euro të humbura për arkën e Shtetit.

Pjesë nga dosja e SPAK për hetimet për privatizmin e ish-kompleksit 'Partiazani'
 

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkelzen: 29/10/2023 13:24

    Falemnderit Carlo per qartesimet qe ben per kete dosje.Cfare faktesh duhen akoma? Fakti eshte i dukshem ne drite te diellit por na u dashka ku ka firmos sala.Te ishte perfitimi per nje tjeter do te duhej te kerkonim pse? POr ndersa perfitimi dhe milionat shkojne tek vajza e sales cdo gje eshte ee qarte. Na ka udhehequr nje hajdute e kriminel per shume vite pas 90-es

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?