Dalja televizive e Argita Berishës në mbrojtje të bashkëshortit dhe të babait, të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash në procesin e privatizimit të Klubit Partizani, mund të ishte një rast i çmuar për të dëgjuar një debat publik që i përballte akuzave të SPAK-ut, linjën mbrojtëse të familjes Berisha. Për fat të keq, as moderatorja, as dy panelistët të pranishëm në studio, nuk patën as vullnetin, as kurajon dhe as njohuritë e duhura të dosjes për të kundërshtuar fjalët e Argitës. Në vend të një ballafaqim të dobishëm për opinionin publik për të kuptuar, rezultati ishte gati një monolog në të cilin juristja-bashkëshortja-vajza Argita Berisha tha atë që donte të thonte pa u përgënjeshtruar nga askush në studio dhe aq më pak të vihej përballë fakteve.
Pyetjet që nuk iu bënë janë të shumta dhe po aq shumë do të kishin qenë edhe përgjigjet e saj për t’u kundërshtuar me argumenta të qëndrueshëm. Duke filluar nga më flagrantja: Si ajo, ashtu dhe i ati, këmbëngulin duke thënë se vendimi me të cilin u ndryshua destinacioni i përdorimit (nga sportiv në banim) i Klubit Partizani, duke lejuar në këtë mënyrë ndërtimin e 19 kullave, “ishte vetëm faji i Edi Ramës që bëri modifikimin me një vendim të Këshillit të Territorit të Bashkisë”. Por SPAK shton se më pas Sali Berisha në cilësinë e kreut të KKRRTSH-së e konfirmoi atë vendim, duke i dhënë mundësinë Jamarbër Malltezit dhe ish-pronarëve të tjerë të transformonte kompleksin më të madh sportiv të kryeqytetit në një grumbull pallatesh. Mbrëmë Argita këmbënguli mbi pafajësinë e të atit dhe e bëri këtë duke kujtuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese (numri 29 i 2006) që i jepte në formë ekskluzive bashkisë, pushtetin për të vendosur për çështjet urbanistike. Pra firma e Sali Berishës në atë akt ishte thjesht formale. Në studio askush nuk e kontestoi. Në realitet Argita po gënjente, pasi vendimi i KKRRTSH i firmosur nga Berisha ishte i datës 21 nëntor 2006, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i 21 dhjetorit 2006. Pra një muaj më pas. Si të thuash që në atë moment konfirmimi i vendimit të bashkisë varej vetëm prej kryeministrit. Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese vinte si përgjigje pikërisht ndaj një vendimi prapë të KKRRTSH me të cilin Berisha në dhjetor 2005 kishte anuluar një leje ndërtimi të bashkisë së drejtuar nga Edi Rama, duke urdhëruar në këtë mënyrë prishjen e mbikalimit te Zogu i Zi. Pra Berisha, nëse do të donte, dinte se si të anullonte vendimet e Bashkisë.
Argita bëri një shou edhe duke përsëritur një tjetër argument të dashur për babain dhe bashkëshortin e saj. Dmth që procedura e privatizimit të Klubit Partizani u nis që me qeverinë e Fatos Nanos. Dhe këtu lexoi (pa ja treguar telekamerave) titullin e një shkrese të dërguar nga ish-ministri i financave të atëhershme Anastas Angjeli, ish-ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, të cilit i kërkonte një mendim lidhur me çështjen në fjalë. Por harroi të shtonte (dhe askush në studio nuk e kujtoi) që ajo shkresë mban datën 21 korrik 2005, pra tre javë pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, pra nuk kishte me asnjë kompetencë dhe as mundësi për të bërë asnjë privatizim. Askush në studio as nuk e pyeti se përse Berisha nuk urdhëroi refuzimin e procesit të privatizimit që tani në mënyrë të çuditshme pretendohet se e donin socialistët, në vend që të mobilizonte 5 ministra dhe gjithë Shtetin për ta realizuar sa më shpejt në favor të dhëndrrit.
Kur dikush gënjën një herë, çdo pohim tjetër duhet të shihet me dyshim. Por askush në studio nuk ngriti asnjë kundërshtim kur Argita Berisha zbuloi kontributin që bashkëshorti i saj ka vënë në ndërtimin e 19 kullave. Jo vetëm tha që Jamarbër Malltezi ka marrë pjesë në investim si pronar i 1250 metrave katrorë truall (150 metrave katrorë të trashëguar për të cilat flet SPAK, duhet t’i shtohen edhe 1100 metra katrorë blerë nga pronarët e tjerë), duke u bërë sipas vetë Argitës pronar me siperfaqe kryesore. Nje sqarim ky që edhe mund të quhet nje bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berishës, pra qe dhendri ishte vetem nja nga 64 pronaret dhe vëtëm me një cope te vogel dhe te paperfillshme te truallit. Tani e degjoime edhe nga bashkëshortja qe dhëndrri ka qene perfituesi kryesor i privatizimit. Por mbi të gjitha, Argita zbulon për herë të parë se në tre vite, “mes 2010 dhe 2012”, duke shitur apartamentet në gropë (pra, para se të ndërtohen) Jamarbër Malltezi ka arkëtuar shifrën e marramendese prej 11 milionë euro që e ka futur si kontribut të tijin në ndërtim. Problemi që prezantuesja dhe analistët në studio duhej t'i kundërshtonin, ishte se ndërtuesi Fatmir Bektashi (edhe ai nën hetim për pastrim parash) thotë të kundërtën dhe ka dëshmuar në SPAK se Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut në para’ për investimin e kullave. As në 6 llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit të sekuestruara nga SPAK, nuk ka asnjë gjurmë të pageses se tille, veç 49 mijë eurove fillestare. Atëherë kush po gënjen, Argita Berisha apo Fatmir Bektashi? Si mund të zhduken 11 milionë euro? Ndoshta Jamarbër i ka paguar në cash dhe tani Bektashi përpiqet t’i fshehë meqë cashi, siç dihet, nuk lë asnjë gjurmë?
Duke marrë parasysh çmimin e shitjes së apartamenteve në gropë (shumë më i ulët në krahasim me apartamentet e mbaruara) 11 milionë euro korrespondojnë me jo më pak se 12.000 metra katrorë apartamente, që me një mesatare 100 m2 njëri, i korrespondojnë 120 apartamenteve të shitura. A është e besueshme që Jamarbër Malltezi i ka shitur gjithë ato banesa pa pasur as edhe një shoqëri? Dhe pa lëne asnjë gjurmë në llogari bankare? Sipas Argita Berishës shitjet janë bërë mes viteve 2010 dhe 2012, duke harruar të shtojë se leja e ndërtimit është firmosur nga Lulzim Basha vetëm në fund të vitit 2013. Në studio askush nuk e ka evidentuar si kontradiktë. Kjo do të thotë se 120 familje kanë parapaguar me mirëbesim apartamentet për të cilat nuk ishte dhënë as leja e ndërtimit. Është e besueshme? Dhe ku i ka ruajtur Jamarbër Malltezi për tre vite me radhë ato 11 milionë euro në pritje që të fillonin punimet e ndërtimit? Meqë nuk ka asnjë gjurmë në llogaritë bankare, a është e mundur që ato para’ të derdhura si kontribut në të vërtetë të ishin cash që vinte nga korrupsioni i familjes?
Dhe në fund një pyetje përmbyllëse që në studio nuk u dëgjua: Nëse me të vërtetë Jamarbër Malltezi ka kontribuuar në investim me 1250 metra katrorë truall dhe mbi 11 milionë euro, si është e mundur që ka marrë vetëm 5.4 milionë euro dividend? Një shumë që edhe Argita Berisha e përgënjeshtron, duke e konsideruar me sa duket tepër të lartë. Kjo do të thotë që në fund të gjithë kësaj historie, i gjori ambjentalist që e dashuron betonin, në vend që të fitonte, ka humbur edhe para’?
Ne jemi garantistë dhe do të presim me durim që të jetë gjykata ajo që do të thotë të vërtetën. Por nga emisioni i mbrëmshëm kuptohet shumë mirë se përse Sali Berisha i bën bisht pyetjeve të SPAK-ut: pasi (gati gjithmonë) të gënjesh në studio televizive është shumë shumë më e lehtë se përballë gjykatësve.
O ZOT CFARE FTYRE HAJDUTEJE ...BANDITJA NON GRATA
PërgjigjuEshte nje kenaqesi qe e shohin kete lloj famije ne kete gjendje. Vjedhjet, shkaterrimet, mashtrimet nuk jane asgje krahasuar me politikat e tyre serbo-greke qe kane marre ne qafe nje komb te tere. Koha ta paguajne per cdo gje sapo ka filluar, shpresojme edhe zeni se shpejti ti bashkohet kunatit.
PërgjigjuPSE DUHET TA FTONIN NE NJE STUDIO TELEVIZIVE...PRAPE BEJNE QOKA TELEVIZIONET
PërgjigjuNga ardhja e Babës në pushtet,kjo mori në dorë Fakultetin Juridik e gjithëçka që erdhië mbrapa me Gjyqtarët e Plepave në Shkozet!Paradoksale e në konflikt interesi!
PërgjigjuKjo e ka hundën më të madhe se Pinoku!! Bëmë baba të të ngjaj....
PërgjigjuPershendetje! Ne fakt na ra ne sy te gjitheve monologu i Argita berishes . 2 gazetaret gati gati dukeshin sikur do i prishnin qetesine po t’ i benin ndonje pyetje apo kundershtim. Nje gje u kuptua qarte nga ajo interviste , qe ne familjen Berisha flitet me te njejten gjuhe
Përgjigju