Politikë

‘Pra, Carolinën nuk e paska vrarë një shqiptar’, Braçe reagon ashpër: Mediat greke duhet të kërkojnë ndjesë, për javë të tëra na vunë në shënjestër

18 Qershor 2021, 08:40| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 08:57

  • Share

Zëvendës kryeministri Erion Braçe kërkon nga mediat greke që të kërkojnë falje për baltën që kanë hedhur mbi shqiptarët sa i takon vrasjes së 20-vjeçares Carolinë, nga bashkëshorti i saj.

‘Po media greke?Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese; Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete! I keqardhur pafund per kete! Krimi nuk ka komb, as kombesi!’- shkruan Braçe.

Vetëm dje u zbulua se ajo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj dhe jo nga banda shqiptare siç pretendohej, ndërsa Braçe thotë se mediat greke janë të mbushura me steriotipe. Braçe nënvizon se krimineli është njësoj pavarësisht pashaportave.

Postimi i plotë i Braçes:

Pra; CAROLINEN NUK E KA VRARE NJE SHQIPTAR! AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE, AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA, “ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”! Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!

Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

I keqardhur pafund per kete!

Krimi nuk ka komb, as kombesi!

Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?