SPAK

Eduard Zaloshnja: Çdo shtetas shqiptar duhet të jetë i barabartë përballë drejtësisë!

22 Tetor 2023, 16:21| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 16:24

  • Share

Duke perifrazuar George Orwell-in, para vitit 1991 në Shqipëri, disa derra ishin më të barabartë se të tjerët. Pas vitit 1991, prisnim që të gjithë të ishim të barabartë, të paktën para drejtësisë.

Por gjyqet për kafetë e tepërta që kishte pirë Nexhmija etj., për personat dytësorë të ngajrjeve tragjike të 1997-1998, për personat dytësorë pas tragjedisë së Gërdecit, për personat dytësorë të tragjedisë së janarit 2011 në bulevard, dhe shumë gjykime të zvarritura apo të mbyllura ndaj politikanëve të të trija palëve kryesore na kanë lënë shijen e hidhur të disa derrave orwellianë, që vazhdojnë të mbeten më të barabartë se të tjerët, duke shfrytëzuar xhepat juridikë të Kushtetutës dhe të Kodit Penal…

SPAK-u ka filluar kohët e fundit të gjuajë me saçme të forta disa derra të majmë, majtas e djathtas. Por a do t’i shkojë SPAK-u këtij inkursioni deri në derrin e fundit të majmë, si majtas e djathtas?

Se ka shumë derra të majmë aktualisht, që e ndjejnë veten më të barabartë se të të tjerët. Sindozot ata të novelës së George Orwell-it…

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 23/10/2023 03:37

    Zaloshnja mire e ka. Porse nese sacmos "derrin" e fundit, ngelet pa fonde kompania qe e paguan. Ore, mire "derrat" sa ne te djathe e mengjer, po dosat....?

    Përgjigju
  • Hasani: 22/10/2023 23:40

    Nga ndryshon burri o xhackes nga malltezo?

    Përgjigju
  • Gutelo: 22/10/2023 19:15

    Duhet të jetë, por nuk janë. E nuk do të jenë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?