Çefa në KLD, PS drejt
ankimimit në Kushtetuese

13 Prill 2012, 18:32| Përditesimi:

  • Share
TIRANE – Përplasja mes socialistëve dhe demokratëve në lidhje me votimin në Kuvend të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) pritet të vazhdojë ende, duke përfunduar ndoshta në Gjykatën Kushtetuese.

Armando Subashi i Partisë Socialiste ka deklaruar se “ka rrugë ligjore për ta kundërshtuar” votimin e djeshëm në favor të Çelës duke lënë të kuptohet se së shpejti mund të mbërrijë një ankimim nga ana e socialistëve. “Ka rrugë dhe mjete edhe ligjore për ta kundërshtuar votimin e djeshëm në Kuvend”, tha Subashi.

Parlamenti votoi dje në mënyrë elektronike duke emëruar kandidatin e Partisë Demokratike Elvis Çefa në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në këtë mënyrë, Kuvendi injoroi totalisht kandidaturën e Ardian Vishës të propozuar për të njëjtin post nga socialistët.

Sipas Armando Subashit, “nga pikëpamja ligjore” votimi i Parlamentit ditën e djeshme ishte “totalisht i kundraligjshëm”. “Sa herë që ka votim për dy ose më shumë emra asnjëherë nuk mund të ketë votim me elektronikë. Emrat hidhen në votim një nga një dhe sigurisht kjo nuk të jep mundësinë që midis tyre të bësh zgjedhjen tënde”, shpjegoi Subashi. Motivi i dytë pse sipas tij votimi elektronik ishte në kundërshtim me ligjin ka të bëjë me faktin se “nuk mundet që të kontrollosh dot pjesëmarrjen në votim sepse një deputet mund të votojë dy herë”.

Por sipas socialistit Subashi mund të jetë vetë KLD që të rrëzojë votimin e Çefës pasi ky institucion “ka detyrimin që të kontrollojë, midis të tjerash, edhe ligjshmërinë e zgjedhjes së këtij anëtari”.

Për momentin nuk ka ende një vendim nga ana e Partisë Socialiste mbi lëvizjet e ardhshme të saj. Gjithçka pritet të qartësohet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në program javën e ardhshme.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?