Çel siparin edicioni i 18 i festivalit “Xinxifilo” në Pogradec

7 Qershor, 18:32| Përditesimi: 7 Qershor, 18:40

  • Share

Ka ngritur siparin edicioni i 18 i festivalit të teatrit të kukullave “Xinxifilo”. 9 trupa teatrale jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia e Veriut pritet të performojne pjesë teatrale në katër netët e festivalit që po organizohet në Pogradec.

Për drejtuesin e Qendrës Kulturore Eritan Kamolli, ky festival do të sjellë mesazhe të shumta përmes shfaqjeve.

Pjesëmarrësit në aktivitet thonë se për teatrin e kukullave duhet nxitur interesi i vogëlusheve përballë pajisjeve teknologjike.

Interesi ka qenë i lartë nga prindër e fëmijë ditën e parë të çeljes festivalit, ndërsa shfaqet do të prezantohen në ambientet e Qendrës Kulturore Lasgush Poradeci dhe në teatrin e kukullave Pirro Xëci, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?