KORÇË- Shqipëria një vend aspak apo fare pak i njohur nga te huajt u kthye në tokën e kërkuar nga refugjatët dhe emigrantët e vendeve në konflikt, të cilët e shohin si portën hyrëse për të mbërritur në destinacionin e dëshiruar vendet e BE. Histori njerëzore të sakrificës për t’i shpëtuar terrorit të luftës dhe dëshirës për të jetuar në paqe u shfaqen përmes fotografisë, por dhe sende personale të tyre në ekspozitën ‘Ëndrrat qe mbartim’.
Qyteti i Korçës në fshatrat e të cilit çdo herë e me shumë shkel këmba e emigranteve nga vendet e Lindjes se Mesme, u zgjodh jo rastësisht për të prezantuar një ekspozitë me një mesazh të fortë për paqen dhe jetën. Prej vitit 2015, policia e kufirit dhe migracionit në vijën e gjelbër të pikave kufitare është përballur me një numër përherë e në rritje të refugjatëve të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në tokën shqiptare.
Një tjetër realitet i hidhur i luftës vjen dhe nga Ukraina atje ku njerëzimi kërkon, t’i largohet territorit e bombardimeve. Në këtë aspekt kjo ekspozitë e në qytetin juglindor dëshmon jo vetëm vuajtjet e sakrificën, por dhe aspiratat e ëndrrat për të ardhmen.
Ekspozita që portretizon rrugëtimin e refugjatëve organizuar nga Caritasi Shqiptar e realizuar me fotografi nga Renuar Locaj kryesisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës do të qëndrojë e hapur për publikun në ambientet e bibliotekës, Thimi Mitko deri në datën 16 prill.