Kultura

Çelet në Tiranë ekspozita e Fadil Berishës dhe Miss Universe Shqipëria, Ina Dajçit

11 Korrik 2021, 22:47| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 22:08

  • Share

Shikimi është një akt social që përmban një projeksion të lehtë sa drita.

 “What I Saw” është një ekspozitë mbi talentin shqiptar dhe një manifestim kulturor që ka për autorë: fotografin me famë botërore Fadil Berishën dhe të posashpallurën Miss Universe Albania 2021, Ina Dajçin.

Në spektaklin e 9 korrikut Ina Dajçi për Shqipërinë dhe Tutti Sejdiu për Kosovën u shpallën fituese si vajzat më të bukura dhe inteligjente që do të përfaqësojnë të dyja vendet në Miss Universe 2021.

Në ekspozitën që u çel këtë të shtunë në Muzeun Historik Kombëtar, dy emra të njohur në botën e spektaklit dhe modelingut, Fadil Berisha dhe tashmë emri i ri, Ina Dajçi, kanë krijuar një duet dritash, ngjyrash dhe emocionesh.  

Ekspozita në ambientet e Hollit Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar do të qëndrojë e çelur deri më 20 korrik.

Fotografi i njohur Fadil Berisha ka preferuar që ekspozitën ta çel Ina Dajçi.  Ai e sheh atë me një të ardhme të bukur në botën e modelingut dhe spektaklit.

Tek Ina Dajçi me zhdërvjelltësinë e karakterit dhe oratorinë, flet e ardhmja që Fadil Berisha e ka paraparë.

Më pas ai do të na dëshmojë se asnjëherë nuk pati gabuar me zgjedhjen e vajzave shqiptare dhe mbështetjen e tyre për të përfaqësuar edhe më tej bukurinë në skenat e mëdha e sfiduese të spektaklit e modelingut botëror.

Ina Dajçi piktore dhe arkitekte në profesion ka krijuar një potencial multidimonesional me pikturat e saj të bëra sipas vizionit të portreteve të Fadil Berishës.

Janë portrete të personazheve të njohur si Ermolea Jaho, Lorik Camaj, Emina Çunmulaj e të tjerë artistë e personazhe të botës shqiptare me famë botërore.

Të shqetësuar për humbjen e potencialit të artit për të pasur rol edukues në shoqëri, dy artistët eksplorojnë mënyrat për të inkurajuar bashkëjetesën dinamike të aktiviteteve kulturore dhe për të gjeneruar përmes ndërhyrjeve të tyre, shkëmbim konstruktiv.

Fadil Berisha edhe pse jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i lë artistët pa promovuar në çdo hapësirë që i jepet. Është i emocinuar që një dritare e re është hapur me kandidaten nga Shqipëria për Miss Univers.

Fadil Berisha ka në mendje ide dhe projekte më të mëdha. Do të bëjë një album, posaçërisht për personazhet e botës shqiptare me famë botërore.

Ina Dajçi rrëfen zanafillën e pikturave të saj, kur jo vetëm fotografitë e Berishës, por edhe kontributi i tij, u kthyen në inspirim për veprat e saj.

Fadil Berisha rrëfen për Report TV sesa shumë ka dëshiruar që t’ia tregojë botës bukurinë shqiptare.

Ajo ekzistonte dhe kishte ambicie t’ia tregonte botës. I duhej vetëm pak kohë t’i zbulonte këto tri Anxheli Xholitë shqiptare

Fadil Berisha është përpjekur që me artin e tij të shkoj përtej fotografisë, duke qëndruar në një komunikim të fortë me modelet e bukurisë dhe inteligjencës. 

Dueti i fotografive të Fadil Berishës me pikturat e Ina Dajçit rizgjon përjetime të reja, edhe pse shumë prej fotografive të janë tashmë të njohura.

Kjo ekspozitë e pasur me portretet e shqiptarëve më të famshëm në botë dhe me simbolet e bukurisë femërore, vjen në Tiranë si një bashkëpunim i autorëve Fadil Berisha, Ina Dajçi dhe Muzeut Historik Kombëtar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?