Politikë

25 prilli/Celibashi: Në KQZ janë paraqitur 10 kërkesa për informacion dhe 2 për sekuestrim materialesh zgjedhore nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve

26 Maj 2021, 11:51| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 08:51

  • Share

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar se në drejtim të KQZ-së janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrim të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve lidhur me paditën e bëra për parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi informon se kërkesat për marrjet për pamje filmike gjatë procesit të numërimit janë kërkuar nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan.  

Krahas KAS që po shqyrton ankimet e subjekteve zgjedhore për ankesa për qarqet të ndryshme në vend për zgjedhjet e 25 prillit, në prokuroritë e rretheve por edhe në SPAK janë dërguar raste të ndryshme në lidhje me parregullsitë ku po shqyrtohen dhe analizohen provat në lidhje me to.

Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore

"Për zgjedhjet e 25 prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës. Për zgjedhjet 25 prill 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar…. Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore", shkruan Celibashi.

Disa ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar të dhënat në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore në të gjitha prokuroritë e vendit ku janë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?