Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës

12 Nëntor, 21:34| Përditesimi: 12 Nëntor, 21:36

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim në KQZ me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ku diskutuan për koordinimin e angazhimeve respektive për realizimin e votës së diasporës. 

“Ministria e Brendshme ka nisur dhe do të përmirësojë mekanizma që ndihmojnë votuesit nga jashtë për rinovimin e dokumenteve të identifikimit”, theksoi Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

Më së pari, shtoi ai, “tani votuesit nga jashtë nuk kanë detyrimin për të aplikuar për të dy kategoritë e dokumenteve të identifikimit”.

“Në kuadër të këtij procesi janë ulur kostot e këtij shërbimi”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, u shpreh ai, “MEPJ ka nisur praktikën e zhvendosjes së shërbimeve konsullore më pranë shtetasve shqiptarë aty ku janë dhe lehtësimit të marrjes së këtyre shërbimeve”.

Në takim u diskutua edhe mbi masat që këto dy institucione do të duhet të marrin për të mbështetur veprimin e KQZ në kuadër të realizimit të votimit nga jashtë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?