Çerekfinalet e Euro 2020 nisin në orën 18:00 me ndeshjen Zvicër-Spanjë. Helvetët do kërkojnë të bëjnë mrekullinë pa Granit Xhakën të pezulluar e kapiten do jetë Shaqiri. Ndërsa Spanja është favorite pë ta fituar sfidën e për të kaluar në gjysmëfinale.
Çerekfinalet e Euro 2020 nisin në orën 18:00 me sfidën mes Zvicrës dhe Spanjës që luhet në Shën Petërburg. Të dyja ekipet vijnë në këtë sfidë pas fitoreve epike të hënën në sfidat respektive të 1/8 me iberikët që janë favoritët e mëdhenj pasi helvetët e kanë për hërë të parë në këtë fazë të një Europiani. Zvicra ka fituar vetëm një nga 22 ndeshjet ndaj Spanjës dhe mungesa e madhe është Granit Xhaka i pezulluar për shkak kartonësh. Shiritin e kapitenit do e mbajë një tjetër shqiptar Xherdan Shaqiri që ka thënë se skuadra e tij mund t’u shënojë ekipeve të mëdha.Optimist pasi eliminoi Francën është edhe trajneri Vladimir Petkovic që e thotë me bindje se Zvicra mund ta mposhtë Spanjën.Zakaria do të zëvendësojë Xhakën dhe pjesa tjetër e formacionit do të përbëhet nga futbollistët që eliminuan Francën.
Tek Spanja ekipi që fiton nuk ndryshohet. Luis Enrique si rrallë herë në këtë Europin pritet të luajë me të njëjtët futbollistë që mundën Kroacinë. Në mbrojtje konfirmohet Azpilicueta dhe Eric Garcia ndërsa treshja e sulmit do jetë Sarabia, Ferran Torres e Alvaro Morata. Trajneri i “furive të kuqe” Luis Enrique vlerëson shumë Zvicrën si një skuadër ndaj së cilës është e vështirë të fitosh por edhe thotë se nuk ka parë ekip më të mirë se Spanja e tij në Euro 2020.Drejtësi në Zvicër-Spanjë do të vendosë anglezi Michael Oliver.