Lajçak me gruoin e punës

Kosova & Rajoni

Çështja e targave mes Kosovës dhe Serbisë, nis takimi i grupeve të posaçme të punës në Bruksel! Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh

21 Tetor 2021, 13:04| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 13:08

  • Share

Ditën e sotme ka filluar në Bruksel takimi i parë i grupit të punës për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Lajmin e ka bërë me dije, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se brenda 6 muajsh pret që t’i paraqesin zgjidhje konkrete.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç është rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin zgjidhje konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim solli një reagim të ashpër me protesta në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pike kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në njoftim thuhet së palët kanë rënë dakord për tre pika:

1.Nga 2 tetori do të tërhiqen barrikadat bllokuesve në Jarinjë dhe Bërnjak dhe brenda 8 orësh do të largohen edhe forcat policore të Kosovës dhe Serbisë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes së zyrtarëve policorë dhe barrikadave dhe do të qëndrojë aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

2.Me 4 tetor do të hynë në fuqi vendosja e Targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave, të cilat do të mbivendosen në targat e përhershme. Kjo masë do të jetë e përkohshme deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

3.Palët kanë rënë dakord për krijimin e një grupi pune të përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe i kryesuar nga BE-, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave. Takimi i parë i Grupit të Punës do të mbahet më 21 tetor në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?