Po rritet një ushtri e heshtur nga radhët e PD, por edhe nga e djathta, që po vëzhgon me interes këto zgjedhje që po pret me padurimi datën 14 maj për t'u hedhur në sulm! Nuk do të mungojnë në këtë ushtri edhe ata që sot kandidojnë e do të rezultojnë humbës në zgjedhje! PD dhe e djathta meritojnë më shumë se sot!
Përfundimi i këtyre zgjedhjeve lokale do të shënojë ndryshime epokale politike e sidomos brenda PD! Ata që do të humbin në këto zgjedhje do të humbin edhe mundësinë e të qenit lider e do të mbyllin kapitullin e angazhimit të tyre politik, sepse koha dhe realiteti i ri nuk u premtojnë mundësi për tu rikthyer përsëri!
PD do të hyjë në një proces të thellë ndryshimi e reformimi duke nisur një epokë të re me protagonistë të ri. Këto zgjedhje ka shumë gjasa të shënojnë fundin e tranzicionit duke mbyllur një epokë të konsumuar e duke hapur një epokë të re me shpresë të re e me figura të reja shumica e të cilëve do të angazhohen për herë të parë në politikë!
PAS 14 MAJIT JANE TE SIGURTA 2 GJERA , 1 DIELLI DO TE LINDI NGA LINDJA DHE 2 PS DO TE FITOI ZGJEDHJET (SI GJITHMONE..SE DALLAVEREXHINJTE NUK I DO POPULLI)
Përgjigju