Protesta e studentëve ditën e djeshme

Çfarë do t'i thonë amerikanët Ramës për protestën e studentëve?

19 Dhjetor 2018, 08:58| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 09:01

  • Share

Kjo që vjen do të jetë historia trimfuese e Shkabës Dykrerëshe për të rimarrë Arbërinë.

U formua ushtria e Kosovës. Ambasadori amerikani në Këshillin e Sigurimit u tregua dje i prerë për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe nuk i përfilli fare antishqiptarët shekullorë. Ky ishte sukses i madh për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Po Shqipëria?

l.Shkaba Dykrerëshe pasi mundi Adnadollin pushtues pesëqindvjeçar, pasi mundi yllin e kuq të komunizmit në Shqipëri; pasi mundi Beogradin dhe çliroi Kosovën, tani i duhet të mposhtë korrupsionin në Shqipëri që të dalë triumfuese për të rimarrë Epirin dhe Iliridën, territoret kryesorë të Arbërisë...

Pengesa kryesore janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë së sotme.

Po këto ditë, bashkë me ushtrinë shqiptare në Prishtinë, Shkaba Dykrerëshe po mbahet nën heroikën studentore shqiptare...

Studentët do vijojnë, edhe pse gjithë korrupsioni PS dhe PD është kundër e po bën lojë të shëmtuar ndaj tyre...

ll.Kë ka shqetësuar Shkaba Dykrerëshe?

Presidenti serb Vuçiç nuk di ku e ka kokën... por nuk janë mbrapa dhe të gjithë këta tanët: Berisha, Rama, Basha, Meta.

Janë bashkëkohorë që nuk kanë për t'i shpëtuar dot furtunës antikorrupsion: edhe këta do t'i përplasë Shkaba Dykrerëshe si keqbërës të popullit të vet. Në njëqind vjet më në fund edhe këta, si Presidenti serb Vuçiç, ndihen dhe janë me motivin njëqindvjeçar antishqiptar. Dhe po kërkojnë destabilizim të situatës në Shqipëri.

Ramës i janë ngritur studentët me platformë elokuente Kuq e Zi. Ata do të vijojnë.

E patë si i flakën dje si dy sende të vjetëruara Bashën e kompani? Po Rama? Doli si mjeran sot para ca studentëve që nuk e përfillën... Dhe shumica i ikën nga takimi, duke lënë me antarët memecë të partisë së tij

Studentët do vijojnë se nuk janë vetëm.

Po çfarë do t'i thonë amerikanët Ramës për protestën e studentëve, tani që ata me forcë e futën Saliun në Parlament?

Do t'i tregojnë vendin për t'i marrë Studentët në shpejtimin e luftës antikorrupsion. Nëse politika amerikane mbështet studentët dhe i merr ata me Zërin e Amerikës, Korrupsion i shqiptar Berisha-Rama jep shpirt para se t'i vijë goditja penale nga SPAK.

Të shohim...

Komento

Komente

  • eri: 20/12/2018 18:58

    Sa dhe si investon do marresh mbrapsht o Spartak Ngjala https://www.rentpoint.al

    Përgjigju
  • Ushtari i Shqipes: 20/12/2018 06:32

    Rrofsh sa malet ore Spartak Ngjela Po na jep pakes shpresë ne këte vend te çmendur

    Përgjigju
  • Dori: 19/12/2018 17:57

    Sa mire qe flet avokat Ngjela! Une qe jam jashte Shqiperise qe prej viteve te shkolles, si shume studente qe shqiptar, e lexoj e me jep shprese per nje rikthim te vlerave e te nderit ne politike.

    Përgjigju
  • Gazetari amator: 19/12/2018 09:10

    Nje keshill per GSH mos i publikoni shkrimet e ketij llafazani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?