Roland Shuperka

Kronikë
Shëndeti

Çfarë është reduktimi i riskut? Ekspertët shqiptarë mblidhen për të gjetur zgjidhje që përmirësojnë shëndetin publik

24 Maj 2021, 17:42| Përditesimi: 25 Maj 2021, 09:29

  • Share

Konferenca virtuale e Reduktimit të Riskut mblodhi emrat më të dalluar të mjekësisë dhe shëndetit publik në Shqipëri, duke mbajtur për rreth 3 orë interesin e mbi 150 pjesëmarrësve që e ndoqën atë online në platformën Zoom.

Një tematikë e njohur për ekspertët e kësaj fushe brenda dhe jashtë vendit, diskutimet dedikuar reduktimit të riskut në Shqipëri kanë një historik relativisht të shkurtër, ndaj organizimi i kësaj konference nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit Publik u vlerësua edhe nga ekspertë të shëndetit publik në rajon, siç ishte Dr. Shaban Memeti, drejtues i Shoqatës së Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, i cili dha fjalën e tij përshëndetëse.

Por, çfarë është reduktimi i riskut?

Reduktimi i riskut, ose minimizimi i dëmit, i referohet një sërë politikash të shëndetit publik të dizajnuara për të zvogëluar pasojat negative sociale dhe/ose fizike të lidhura me sjellje të ndryshme njerëzore, si të ligjshme ashtu edhe të paligjshme.

Ndër politikat e shëndetit publik më të diskutuara gjatë viteve të fundit, janë ato të cilat kanë të bëjnë me duhanin. Prezantimi i alternativave që mund të zëvendësojnë cigaret tradicionale për të rriturit që vazhdojnë të pinë duhan, duket se mund të lehtësojë punën e ekspertëve të shëndetit publik për të ndihmuar sa më shumë qytetarë të lënë duhanin, por në kushtet e mungesës së legjislacionit përkatës për këto produkte, edhe ua ka vështirësuar misionin.

“Po t’u referohemi produkteve me ngrohje, rezultati [për ta lënë duhanin] ka qenë 59,7% deri në 74% në vitet 2019-2020 ”, u shpreh eksperti i shëndetit publik, Roland Shuperka, “Dhe parlamenti, dhe qeveria, duhet të dëgjojnë specialistët e shëndetit, me qëllim që të prodhojnë politika lehtësuese për produktet me ngrohje. Në këto kushte, në rast se nuk ndërmarrim politika lehtësuese, do të na duhen 10 vjet që të reduktojmë duhanin.”

Dr. Shuperka u ndal edhe tek produktet me ngrohje, të cilat janë prezantuar rishtaz në Shqipëri. Ai shpreson se mbështetja legjislative e këtyre produkteve është në të mirë të shëndetit publik. Këto produkte, të cilat nuk e djegin, por e ngrohin duhanin, shmangin procesin e djegies dhe gjenerimin e tymit, i cili përmban mbi 6 mijë kimikate potencialisht të dëmshme.

“[…] për këto produkte duhani me ngrohje, që ndihmojnë duhanpirësin të lërë duhanin, dhe njëkohësisht nuk krijojnë shqetësim për ambientin rrethues, sepse nuk kanë djegie dhe tym dhe katran, atëherë duhen krijuar politika mbështetëse.”, u shpreh Shuperka, “Ka ardhur koha që të zerohet përdorimi i duhanit me djegie.”

E në fakt, heqja dorë nga cigaret tradicionale me djegie ishte në fokus të sugjerimeve të ekspertëve, edhe në lidhje me probleme të tjera shëndetësore, si përshembull diabeti.

“Që ne të parandalojmë diabetin duhet të marrim sa më shumë karbohidrate natyrale, të ushtrohemi çdo ditë fizikisht”, u shpreh endokrinologu i njohur, Dr. Dashamir Gjergji, “Ndërprerja e cigares dhe duhanpirjes është një element bazë në këtë aspekt.”

Endokrinologu i njohur, Dr. Dashamir Gjergji

Për dermatologen Erjona Shehu, tymi i cigareve tradicionale është një prej shkaktarëve kryesorë të plakjes së parakohshme të lëkurës, kështu heqja dorë nga cigaret është një hap i rëndësishëm për cilësinë e lëkurës. Por, edhe në këtë aspekt, kur dikush nuk heq dot dorë nga duhani është më e sigurt për lëkurën të përdoren alternativa pa tym.

“Alternativa më të sigurta të miratuara edhe nga legjislacionet përkatëse, mund të përmirësojnë shëndetin publik dhe, në interesin e kësaj që po flasim, edhe cilësinë dhe shëndetin e lëkurës sonë.”

Dermatologia Erjona Shehu
Një aspekt i rëndësishëm i reduktimit të riskut është padyshim ai i viruseve, kur minimizimi i dëmit mund të shpëtojë jetë.

“Sot, ndërhyrjet e zvogëlimit të dëmit, siç janë programet e shkëmbimit të ageve apo shiringave, apo trajtimi zëvendësues i opiateve, apo siç quhet ndryshe terapia mbajtëse me metadon, konsiderohen standarde të arta ndërkombëtare për të parandaluar transmetimin e infeksionit HIV apo edhe të hepatiteve tek ata që përdorin droga intravenoze.”, u shpreh infeksionisti Dr. Arjan Harxhi.

Dr.  Arjan Harxhi

Edhe për sëmundjet e mëlçisë, reduktimi i dëmit ka rol të drejtpërdrejtë për të parandaluar zhvillimin e Hepatokarcinomës. Gastroenterologu i njohur, Dr. Jovani Basho, sugjeron trajtimin e vazhdueshëm të hepatiteve C dhe B.

“Dëmtimet nga virusi C dhe virusi B, janë ato që e çojnë pacientin drejt HCC-së”, u shpreh Dr. Basha, “Njohja e mirë dhe në kohë e dëmtimeve nga virusi B dhe virusi C është një element shumë i rëndësishëm që të parandalohet shfaqja e saj.”

Në përgjithësi, siç vuri në dukje dhe Dr. Adrian Hoxha, drejtues i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik, janë ndryshimet në stilin e jetesës ato që kontribuojnë në reduktimin e riskut, apo në reduktimin e dëmit.

“Shpeshherë, mund të hasim pacientë me sëmundje pulmonare kronike, të cilët vazhdojnë të pinë duhan”, tha Dr. Hoxha, “Ose pacientë me diabet, të cilët vazhdojnë të konsumojnë çokollata. […] Në të gjitha këto raste, nevoja për të ndryshuar stilin e jetës, mund të jetë e qartë si një detyrë e mjekut dhe pacientit, edhe pse shpeshherë, ndryshimi i sjelljeve të tyre mund ta ketë të pamundur për të ndryshuar pasojat e sjelljes së tij.”

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?