Sali Berisha

Çfarë fshihet pas 'listave të përbashkëta' me primaret?

8 Tetor 2022, 13:46| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 13:54

  • Share

Këto ditë, këta të vetëquajtur opozitar kanë hedhur idenë e "primareve" për të dalë me kandidat të përbashkët!

Çfarë do të thoshte realisht për PD? Do të thoshte një goditje e rëndë për historinë e saj dhe për çfarë ajo duhet të jetë! Primaret nuk funksionojnë në sisteme politike të ngjashme si Shqipëria, ku nuk ka kulturë dhe traditë demokratike! Ky funksionim bëhet akoma më pak i besuar kur disa subjekte të ndryshme, me mungesë transparence të anëtarësisë, vendosin të bëjnë primare të përbashkëta!

E dini si më ngjajnë këto primare? Më ngjajnë si referendumet e Putin. PD në katër zonat e Ukrainës! Të besosh për primare në dy parti ku kriteri kryesor është ai interesit të ngushtë familjarë është njësoj sikur të besosh një garë e cila qëllim ka argëtimin e pasanikëve, por është e trukuar!

Megjithatë çfarë loje fshihet nga këto primaret? Sipas një llogjike të thjeshtë duke analizuar ngjarjet e ndodhura në PD pas 9 shtatorit, ka shumë gjasa që vendimi i Apelit të konfirmojë PD që njihet e pranohet nga llogjika normale institucionale! Në këtë realitet Foltorja dhe të gjithë përfaqësuesit e saj nuk kanë mundësi as të përdorin logon e PD e as të marrin pjesë në zgjedhje me këtë logo!

Prandaj, po bëjnë lojën e primareve tani për të pasur plan rezervë hyrjen në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë duke e justifikuar këtë si vendim demokratik që ka ardhur përmes anëtarësisë! Pra, ashtu si në rastin e zgjedhjeve në 6 bashki, përfaqësuesit e Foltores me votat e demokratëve të thjeshtë duan ta dërgojnë ujin në mullirin e PL!  

A do të kemi një skenar të ngjashëm me ato të gjashtë bashkive në zgjedhjet e ardhshme vendore? Nga atëherë deri më sot kanë ndodhur shumë gjëra? Demokratët e vërtetë po bëhen çdo ditë e më shumë të vetëdijshëm se Foltorja erdhi me premtime të mëdha për të bërë po hapa të mëdhenj, por në fakt mbeti vendnumëro dhe nuk bëri asgjë!

1. Nuk beri revolucion as në shtator e as në tetor
2. Nuk bëri protesta masive
3. Nuk e rrëzoi Ramën
4. Nuk bëri asgjë për sovranizmin
5. Nuk bëri asgjë për hapjen e Partisë
6. Nuk bëri asgjë për bashkimin e partisë
7. Nuk bëri bashkimin e Partisë
8. Nuk mori nën kontroll degët në rrethe
9. Nuk mori në kontroll Grupin Parlamentar

Po ashtu zgjedhjet në garën e forumit rinor nxorën në pah problemet serioze që kanë kundrejt demokracisë së brendshme e cila është një sinjal edhe për mënyrën se si mund të qeverisin! Megjithatë rezultati që patën ata të foltores në rastin e gjashtë bashkive do të jetë shumë më marxhinuar!

Mundësia e rikthimit të Bashës është reale dhe ka shumë gjasa që të kemi një Bash që nuk e kemi njohur më parë, sepse tani është vetvetja, i lirë në vendimmarrje e më i motivuar për të bërë dallimin me të kaluarën! Basha, sot nuk ka çfarë humb më! Prandaj, ai do të jetë i motivuar që të fitojë gjithçka!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?