Shkëlzen Berisha në një nga aeroportet e Zvicrës

Çfarë i ndodhi realisht Shkëlzen Berishës dje në aeroportin e Gjenevës? Vetëm test anti-COVID apo diçka tjetër? 

24 Dhjetor 2021, 19:36| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 19:39

  • Share

Mbetet ende mister arsyeja e ndalimit të Shkëlzen Berishës ditën e djeshme, në aeroportin e Gjenevës. Shqiptarja.com mëson se Shkëlzen Berisha ishte nisur dje nga Tirana për në Gjenevë në orën 15:55, me kompaninë e fluturimeve “Easyjet”. Sapo ka mbërritur në aeroportin e Gjenevës, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është kontrolluar për 15 minuta nga autoritet dhe më pas është shoqëruar në një zyrë. Disa bashkëudhëtarë e kanë parë dhe dërguan foton e bërë te Shqiptarja.com që e publikoi mbrëmë. 

Pas publikimit të lajmit nga Shqiptarja.com, ka reaguar Shkëlzen Berisha, siç tha vetë më shumë për të qetësuar miqtë e tij, duke pohuar se nuk ishte i ndaluar por ishte thjeshtë në tranzit, kur i ishte dashur të bënte një test COVID-i që ka dalë dhe negativ. Por është pikërisht ky version i Shkëlzen Berishës që shton dyshimet. 

E para: Kur je tranzit në një aeroport nuk ka asnjë kontroll policor as për pasaportë, as për test anti COVID. E dyta: kur fluturon për një destinacion që është i detyrueshëm testi AntiCovid dokumenti kontrollohet që nga nisja, pra në Rinas dhe asnjëherë gjatë tranzitit. Ndalimi në një aeroport tranzit mund të bëhet në situata të tjera, si në rastet e shkeljes së rregullave ose kur në fakt nuk je tranzit, por destinacioni i fundit ishte Gjenevë. Përse, nëse do të ishte hipoteza e dytë, Shkëlzen Berisha nuk e pranon? 

Nuk ka asnjë logjikë që Zvicra të kontrollojë dhe të detyrojë pasagjerët për të bërë test anti-Covid, të cilët thjeshtë sa ndërrojnë avionin për të shkuar në destinacion. 

Për të sqaruar opinionin publik, sidomos për të qetësuar miqtë e tij dhe për të shuar dyshimet, Shkëlzen Berisha mund të publikonte rezultatet e testit dhe mund të tregojë se cili ishte destinacioni final dhe i vërtetë. 

Shkëlzen Berisha është pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me familjarët e tij. Ai mund të lëvizë lirisht nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që Zvicra nuk është pjesë e BE.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • S.P.A.K: 25/12/2021 15:25

    do ishte mire qe izolimi per keta monstra te filloj qe ne Albanistan. Tu mos i jepet mundesi te levizin jashte Albonistanit.

    Përgjigju
  • Klm: 25/12/2021 11:05

    Pak verifikim policor i "Non Gratës" se iu del në sistem e kaq...do vuajnë pak tërë jetën duke dhënë shpjegime në pikat policore, por në fund të fundit çfarë mbjell atë do të korrësh në përgjithësi...dhe ky është vetëm fillimi i vuajtjeve të tyre...

    Përgjigju
  • Non grata: 25/12/2021 09:28

    Kete familje kriminelesh qe po te ishte gjalle Hitleri do ta dekoronte me medalje te arte duhet te shpallet non grata nga e tere bota.

    Përgjigju
  • Il popolo: 24/12/2021 23:24

    Eshte e veshtire te levizesh qofte ne BE apo vende aleat te USA me nje non grata ne kurriz,ata te bejne zbor kot e jo me kshu,hall i modh eshte

    Përgjigju
  • O tej: 24/12/2021 21:52

    Ky sypordha Shkerdhen Berisha duhet kalbur ne burg

    Përgjigju
  • GËRDALL KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 24/12/2021 20:46

    O sy peshkaqen o zen ürit se ky është vetëm fillimi se baba jot kriminel hajdut üo e kru shum me USA. E tani prisni kur tja u rrasin pataten ty dhe familjes tate të ndyr. Hiku koha kur për familjen tënde binin petlla nga qelli o xen sy peshkaqeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?