Ata po kërkojnë dëmshpërblim për një pronë të paligjshme. Cili është ligji që ua njeh dëmshpërblimin e shtetit? Nuk ka asnjë ligj. Atëherë më çfarë ligji do t’i kompensojë qeveria?
Po Saliu e gjithë të tjerët e dinë që nuk ka ligj për të shpërblyer pronën e paligjshme? Po kryeministri Rama pse nuk e informon shoqërinë e t’i thotë që nuk kam një ligj që të dëmshpërblejë pronën paligjshme?
Është e qartë, si kryeministri aktual ashtu dhe opozita kërkojnë bashkë destabilizim, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur.
Saliu e kompani, kur i dashka kaq shumë pronarët e paligjshëm, pse nuk çon ligjin përkatës për dëmshpërblim në parlament? Nuk e di Saliu që nuk ka dëmshpërblim për prishje nga shteti të pronave të paligjshme? Sigurisht që e di, por këta opozitarë kuptohet se po i nxisin qytetarët, jo për të drejtën, por për të krijuar destanilizim që t’i shpëtojnë procesit antikorrupsion.
Jetojmë në një shtet që nuk i njeh ligjet, dhe një shoqëri që kërkon gjithmonë të shkelë ligjet.
Por edhe një qeveri që nuk di të flasë në emër të ligjit.
Kjo është gjendja e sotme, dhe nuk ka si të ishte ndryshe kur shqiptarët drejtohen nga njerëz të paditur dhe të korruptuar, që pikërisht për këtë, kuptohet se urrejnë shoqërinë që kanë marrë përsipër të qeverisin./Marrë nga faqja e Facebook/
Brilant Avokat NGJELA ! E ke shpjeguar shumë qartë dhe shumë saktë ! RESPEKTE për ju AVOKAT NGJELA
PërgjigjuShume, Shume e Drejte!
Përgjigju