VIP & Spektakël

Çfarë mendimi ka për Arbana Osmanin dhe Bora Zemanin? Alketa Vejsiu flet për raportet me ‘rivalet’ e saj

29 Shtator 2022, 17:01| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 17:03

  • Share

Moderatorja Alekta Vjesiu ka folur për raportet me ‘rivalet’ e saj, Arbana Osmani dhe Bora Zemani. Aleketa dhe Albana janë dy moderatorë të dashura për publikun shqiptar, të cilat e kanë nisur karrierën sëbashku në ‘Top Albania Radio’, por sot drejtojnë emisione në media konkurrente.

Por si janë sot raportet mes dy moderatorëve? Ka qenë vetë Alketa e cila sëfundmi ka folur për këtë marrëdhënie me një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram.

“Miqësi nuk kam por kam një histori të vjetër kolegesh sepse kemi punuar në të njëjtën radio përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë dhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët sidomos kur janë vajza dhe në një mjedis kaq të vështirë siç është industria e medias ia dalin me sukses”- u shpreh Alketa në lidhje me Arbana Osmanin.

Një koment e pati edhe Bora Zemanin.

“Me borën që bie më pëlqen më shumë deti dhe dielli. Me Bora Zemanin shkëlqyeshëm gjithmonë marrëdhëniet e kam pëlqyer gjithmonë”

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?