Ata janë fëmijë të talentuar, të mençur e të bukur. Emrat e tyre janë Andrea Zazani, Armilda Blaceri, Dilejna Zeqo, Igor Muço, Ivan Topi, Soraya Hidri. Në kopshtin e tyre ata bëjnë gjithmonë detyra e punë të bukura, por kjo që kanë bërë së bashku në këto ditë të luftës kundër Coronavirusit ua kalon të gjithave...
Shihni pra: fëmijët e kopshtit “Do Re Mi” në Durrës kanë organizuar një perfomancë të mrekullueshme online kushtuar mjekëve, të cilët janë për të gjithë ne heronjtë e ditës në situatën e krijuar nga pandemia e rrezikshme COVID 19. Gjashtë fëmijët e kopshtit duke qëndruar në shtëpitë e tyre, të ndihmuar edhe nga prindërit kanë realizuar një perfomancë të bukur me “Këngën e mjekut”. Ata e kanë sfiduar karantinën. A nuk janë dhe këta fëmijë heronj të vegjël?!