Izet Haxhia, Azem Hajdari dhe Sali Berisha

Kronikë

Çfarë ndodhi ditën e vrasjes së shekullit sipas Izet Haxhisë: Para se të vritej Azem Hajdari u takua me Berishën! U ekzekutua nga kupola e PD për të rrëzuar Nanon

26 Nëntor 2021, 12:15| Përditesimi: 6 Janar 2022, 13:43

  • Share

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Izet Haxhia, i marrë i pandehur për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.  Ai ka përsëritur qëndrimin e fortë se vrasja e Hajdarit është urdhëruar nga drejtues të lartë të PD dhe se natën e vrasjes ai u nxor në pritë.

"Isha në arrest shtëpie në kohën kur njerëz të rëndësishëm me poste të larta në PD vinin pranë banesës time tek kafja e BATËS. Aty vinte edhe Halil Haklaj. E njihja që në kohën e gjimnazit. Ndërkohë që mbi 12 punonjës të shërbimit informativ më ndiqnin çdo lëvizje timen, madje kishin marrë dhe një banesë përballë pallatit ku unë banoja. Vëllai i Kastriot Islamit kishte njoftuar ish-kryeministrin në atë kohë Fatos Nano se unë takohesha me Halil Haklajn. Gjatë një vizite timen në Tropojë, Fatmir Haklaj, më thotë se Azem Hajdari do të kishte probleme nëse do të vinte në qytet. I njoftova njerëzit e afërt të Azemit për situatën në Tropojë dhe i thashë që ata nuk duhet ta lejojnë të shkojë, por ai gjithsesi vajti për fushatë në Tropojë në datën 4. Atë ditë ndaj Azemit ishin ngritur katër prita dhe një person mbeti i plagosur. Vëllai im, Ismeti, i ka marrë dhe në besë të tij grupi i PD i kryesuar nga Azemi kanë mundur të largohen nga Tropoja drejt Tiranës. Në korrik vjen Halil Haklaj. Ai ka punuar që prej viteve të shkuara në SHISH madje ka qenë i akuzuar dhe për transport armësh. Ai më tha se Fatmir Haklaj i kish kërkuar armë mitraloz, të cilat ai i kishte siguruar në qytetin e Gramshit. Unë s’pranova ta shoqëroj por me të shkoi im vëlla, Isamedini. Por doli më pas që kjo ishte një kurth i SHISH, i cili ishte bërë në bashkëpunim dhe me ish-ministrin e Brendshëm, i dorëhequr më pas, Neritan Cekën. Vëllai im u arrestua dhe gjyqi për të nuk caktohej nga gjykata",. ka thënë ai për disa ngjarje të fillim vitit 1998.

Sipas Izet Haxhisë 20 gusht të vitit 1998 Fatmir Haklaj ka marrë peng Taulant Dedën dhe kërkon si kusht caktimin e një date gjyqi për vëllanë tim, Isamedinin.

"Seanca e gjyqit u caktua në gjykatën e Durrësit, pas ndërhyrjes edhe të ish- shefit të shërbimit, Fatos Klosi. Muharrem Haklaj takohet me Azem Hajdarin në zyrën e tij në selinë blu më 1 shtator. Azemi i pati pranuar se vrasja e djalit të tij kish ardhur nga zyra e katit të dytë të selisë blu, duke aluduar atë të Sali Berishës. Pas bisedës me Muharrrem Haklaj m’u rrëfye për takimin me Azemin", ka thënë Haxhia.

Teksa tregon se më 11 shtator ora 17:00 është takuar me Fatmir Haklajn në Tiranë, Haxhia thotë se Haklaj rrëfen edhe ccfarë ndodhi paraditen e 12 shtatorit, ditën kur në darkë ndodhi edhe 'vrasja e shekullit'

"Po qëndroja në bilardon pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë. Vjen një makinë NISAN. Ishte Jaho Mulosmani dhe Halil Haklaj. Me morën duke më thënë se donin të më bënin një xhiro. Tek Prokuroria e Përgjithshme, Jaho ndalon dhe takon një të njohurin e tij që punonte në prokurori. Shkuam te Liqeni me makinën e Fatmir Metës, shefit të ri të komisariatit Tropojë. Atë ditë ishim unë, Fatmir Haklaj, Elezi, Naim Cangu, ndërsa Jaho Mulosmani gjatë kësaj kohe lëvizte me një person tjetër. Në atë vend vjen dhe Astrit Murdaku, shofer i makinës së blinduar TOYOTA.  Çohemi nga dreka dhe në ikje makinës ju vu një fenelinë policie. Agim Logu, Elez Haklaj, Halil Haklaj dhe unë ishim tek një furgon policie. U futëm tek kafe “Europa”, rreth orës 19:30. Halili u çua për 20 min nga tavolina dhe kërkoi të më mbante në kafe me çdo kusht. Më pas shkuam tek kafe “Roma”, shkoj me Halil Haklajn dhe në atë kohë dëgjova 4 breshëri të shkurtra kallashnikovi, 2 pistoleta dhe prapë një breshëri kallashnikovi. Halili po kërkonte në radio Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin. Fatmiri u përgjigj dhe na tha ta prisnim tek Nehat Kulla. Kur u takuam Fatmiri dhe Jaho mbanin Cangun në krah pasi ai kishte mbetur i plagosur dhe po jepte shpirt. Breshëritë e armëve ishin si shkëmbim zjarri. Halili çmontoi targat e makinës që kishin targa të Vlorës. Nehat Kulla me të birin e tij i drejtuan për tek spitali bashkë me të plagosurin. Pas 15 minutash më thanë se kishin vrarë Azem Hajdarin", ka thënë Izet Haxhia para togeva të zeza.

Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD-së ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD-së. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin”, mësohet të jetë shprehur në gjyq Haxhia.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2021 01:17

    Jo,vrasja nuk u be per te rrezuar Nanon,por u shfrytezua per t'a rrezuar Nanon.Ka nje ndryshim te madh midis te berit me qellim dhe shfrytezimit me qellim.Dhe e pare ne retrospektive,nuk ia vlen te quhet me //vrasja e shekullit//.Kjo ishte nje vrasje super e rendomte,vertet Berisha e shpetoi lekuren e vet,por po te donin me te vertet t'a vrisnin,kishin plot raste te tjera.Ne te vertete,kjo ishte nje vrasje ku shkaku ishte Kanuni dhe idiotet qe e zbatojne,kontrabanda e armeve,si dhe ca idiotesira te tjera per ceshtje pushteti,interesash e kush eshte kush ne ato vite,ne ato zona.Per mendimin tim dhe shpallja deshmor e Hajdarit dhe varrosja e tij tek Varrezat e Deshmoreve,ishte e tepruar;po keshtu dhe trajtimi i Haklajve,here si kriminele te akuzuar dhe here si viktima te Berishes.KY ISHTE NJE KRIM ORDINER QE U SHFRYTEZUA,NGA PERSONA TE CAKTUAR PER PERFITIME POLITIKE.

    Përgjigju
  • Enis: 26/11/2021 13:23

    Sa e lehte eshte qe nje person te genjeje. Por perse eshte kaq e lehte per nje media te publikoje keto genjeshtra. Ky Haxhia deklaron se ishte ne dijeni te atentateve ndaj Azemit. Ndaj dhe e kishte njoftuar. Si ne rastin e Tropojes. Po mire' nuk e pyet njeri ore nga e dinte dhe si e kishte mesuar? Nese plani ishte per te rrezuar Nanon mashtrues Haxhia dujet ti kishte mesuar keto plane nga persona me dijeni per keto plane? Ose thote se SHISH e ndiqte kemba kembes. Nese e ndiqte nuk e dinte SHISH mbi "planet"? Shume qesharake. Tani si nje e njeqind eshte e faktuar se familja kriminale Haklaj qe zoteronte Tropoje e Kukes' (ashtu si familja Hasanbelli Durresin deri me sot) vuri ne kontroll trafik armesh dhe droge ne ate pjese te kufirit' duke eleminuar cdo rival' perfshire ato prane Hajdarit. Haklaj i bene qellimet e tyre te hapura qe do te vrisnin Azemin' bene atentate deri sa e vrane' mu ne mes te Tiranes. Tani se pse duhet ta organizonte vrasjen te themi Berisha qe te rrezonte Nanon me nje familje kriminale qe ishte ne mardhenie te mire me Nanon dhe qe ishte ne sherr me Berishen dhe qe askush ne shtetin tone te leshit nuk beri asgje per te parandaluar kete krim kaq te madh' askush nuk pergjigjet. Del nje lolo' nje kriminel qe per te shpetuar lekuren sa menshu.e ta pyesin aq me shume genjen. Po behuni serioze se e keni cuar wtikun ku smban.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?