Fatmir Mediu në prononcimin për mediat pas seancës në gjyq për çështjen e Gërdecit, u shpreh se procesi është ndërtuar mbi një provë të falsifikuar. Nga ana tjetër sipas tij, nxehtësia për të djegur barutin mban deri në 2 minuta, ndërkohë që sipas dëshmisë së rojes karroca e fundit në vendin e demontimit, ka hyrë 30 minuta para shpërthimit të madh. Dhe nuk mundet thotë ai që saldimi i karrocës të ketë shkaktuar zjarrin, pasi nuk ka patur saldim.
Pyetje: Çfarë ndodhi në Gërdec sipas jush?
Mediu: Po ju them, se do ju bëj me dije një video ku duket qartë ku nuk mundet pas saldimit baruti të marri për shkak të nxehtësisë së saldimit. Për më tepër kjo është provuar nga djali i viktimës në këtë proces gjyqësor që ka thënë se babai ka qenë aty dhe ky vetë ka qenë shtëpi nga ora 10 deri në orën 12.
Pyetje: Nuk është salduar?
Mediu: Nuk është salduar. Edhe sikur të jetë salduar roja objektit ka thënë se karroca e fundit ka hyrë 30 minuta përpara. Në një kohë që ekspertët amerikanë thonë se deri në 2 minuta mban nxehtësia për të djegur barutin. Pyetja është e thjeshtë: Pse nuk pranojnë të bëjnë këta të bëjnë një akt ekspertimi? Është një proces i ndërtuar mbi një provë të falsifikuar.
Lajmi kryesor:
'Gërdeci', tensione në sallën e gjyqit/ Familjarët e viktimave përplasen me Mediun: Kriminel, prokuroria faj që s'ngre akuzën e vrasjes! Ish ministri: Duan të më bëjnë kokë turku!
G.K//ReportTv.al