Çfarë nuk u pa nga Kuvendi/ Rama duartroket para presidentit të ri, deputetët e Rithemelimit hynë të buzëqeshur e dolën me kartona në duar (FOTOGALERI)

4 Qershor 2022, 20:09| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 07:39

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh ditën e sotme në orën 18:00 për të votuar Bajram Begajn si presidentin e ri të Republikës. Në fotografitë e LSA duket se deputetët e opozitës që mbështesin Sali Berishën hynë në Kuvend të buzëqeshur por dolën jashtë sapo nisi procesi i votimit.

Sali Berisha kërkoi fjalën disa herë, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i sqaroi se askush nuk e merr fjalën për procedurë dhe së bashku me deputetët bojkotuan procesin e votimit.

Para se të dilnin nga salla, ata ngritën kartonat ku shkruhej “kundër” dhe u larguan. Para se të ulej në karrige për të ndjekur procesin e votimit, Rama shkoi të përshëndeste Bajram Begajn dhe më pas u pa duke përshëndetur Paulin Sterkajn.

Pasi u zgjodh president i 8 i Republikës së Shqipërisë më 78 vota pro, Bajram Begaj ngrihet i buzëqeshur dhe me dorë në zemër falenderon deputetët që e votuan. Ndërsa Rama shfaqet duke e duartrokitur së bashku me deputetët e tjerë.

Çfarë nuk patë nga Kuvendi sot/ Rama duartroket para presidentit të ri, deputetët e Rithemelimit hynë të buzëqeshur e dolën me kartona në duar

Lajmi kryesor:

Me 78 vota pro, Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri! Rrjedh 1 votë nga opozita! LSI merr pjesë në proces, PD e bojkoton! Alibeaj: Farsë e Ramës! Berisha kundër Metës: Shkeli Kushtetutën


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?