Sociale

Çfarë po konsumojmë?! Eksperimenti i thjeshtë tregon përdoruesit e ngjyruesve tek buka, specialisti Abdyl Sinani në Report Tv: Kini kujdes, ja problemet shëndetësore që shkakton

16 Nëntor 2021, 12:16| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 12:19

  • Share

Pas rritjes së çmimit të bukës, mbetet dyshuese edhe cilësia e saj. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, prof. Dr. Abdyl Sinani nëpërmjet një eksperimenti të realizuar në studio tregon nëse buka ka ngjyrues, a janë të dëmshëm për organizmin dhe si ta kuptojmë këtë.

“ Në prodhimin e bukës ka disa lloje rreze bukësh, që do të thotë nga 100 kile grurë sa miell marrim? Zakonisht tek buka bardhë marrim 70 kile miell dhe 3-% është himë për kafshët. Duke rritur rrezen themi ka rrezen 85, e ka buka e bizit, nga 100 kile grurë marrim 85 kile miell, kjo është shumë e ushqyeshme për njeriun dhe është nga bukët më të mira që mund të jetë. Për integralen nga 100 kile grurë marrim 90 kilogramë miell, heqim shumë pak kilogramë, një cipë të hollë fare. Pra të gjithë pasurinë e ka aty brenda, ka fibrat që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut sidomos për diabetin e ngadalësojnë ulin kolesterolin rritin peristatikun e zorrëve” u shpreh z. Abdyl Sinani.  

Cfarë ndodh me përgatitjen e bukës së zezë, eksperti thotë që ka përzierje aspak të shëndetshme

“Duhet pasur kujdes sepse duke qenë e vështirë për tu përgatitur, marrin elb e djegin e përziejnë merr ngjyrë të errët dhe thotë që është integrale. Këtu do pasur kujdes” paralajmëroi ai konsumatorët përmes emisionit ‘Rreze Dielli”

Pas eksperimentit të realziuar në studion e ‘ Rreze Dielli’ duke përdorur bukë të cilat u morën nga furra të ndryshme në Tiranë, eksperti konstatoi se disa prej tyre sidomos tek buka integrale përdorn nngjyryes, megjithatë sipas tij kjo nuk do të thotë që ngjyruesi është I dëmshëm por që humbet vlerat e duhura ushqyese të bukës që I nevojiten organizmit tonë.

“Është I dëshmëm apo jo, për këtë bëhen analizat. Por në përgjithësi nëse I hedhim elb të djegur dhe e përziejmë 4-5% nuk ka dëm për shëndetin. Por ka këtë dëm që ti nuk merr fibrat që do që të hash bukë të zezë është me cilësi ëm të dobët sesa buka e bardhë” tha ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?