Ramush Haradinaj

Çfarë po ndodh në Kosovë? Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor

9 Mars, 14:25| Përditesimi: 9 Mars, 14:43

  • Share

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që po bën kryeministri Albin Kurti me kryetarët e katër komunave ne Veri dhe organizimi i peticionit për shkarkim të tyre është absurditet.

Me tej Haradinaj thotë se ka gjasa që të ketë zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat.

“Kjo është shpikje e Albin Kurtit.  Imagjinoni, Kurti harxhon para të Kosovës me shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin. Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për problemin e Manastirit të Deçanit, duke thënë se Kurti po mundohet që t’ia bartë përgjegjësinë Komunës së Deçanit dhe sipas tij Kurti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?