Ilir Meta dje ka qenë si mjaft herë kohët e fundit i ashpër me mazhorancën. Presidenti, megjithatë e ka bërë këtë edhe pasi ka shpallur zgjedhjet parlamentare të reegullta me 25 prill. Dhe e ka bërë këtë, në datën më të afërt që kërkon opozita.
Por dje ai tha se nuk është president i opozitës, por i popullit. Por e tha hapur se përkrah popullin që nuk është me Qeverinë, madje atë popull që është kundër me Qeverinë, edhe më tej me popullin që revoltohet me Qeverinë.
Madje këtij populli, Ilir Meta i ka dhënë një mundësi siç është shpallja e zgjedhje të reja përpara 25 prillit duke shpërndarë Parlamentin aktual.
Një mundësi e diskutueshme e presidentit, megjithëse e ka përmendur shumë herë, por aktualisht, shpërndarja, kur ka një datë zgjedhjesh të shpallur nga ai, duket pak si e ngatërruar.
Pra siç tha Meta, ai do të shpërndajë Parlamentin nëse ky i fundit miraton një ligj organik për presidentin.
Duket se është më shumë një betejë politike e tij sesa një fakt real, pasi nëse do të ishte për ta shpërndarë Kuvendin, do ta bëntë në kulmin e konfliktin, kur i injoruan dekretin për çdekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Por edhe mund ta bëjë tani. Siç edhe kërcënoi, të tejkalojë datën e zgjedhjeve të shpallur nga presidenti, siç ndodhi edhe një vit më parë.
Çfarë do të sillte ky konflikt i shkaktuar nga Meta me aktin e shpërndarjes nga Parlamenti? Ky i fundit mund të mos e njohë, të bëjë luftë politike me Metën, dhe presidenti të udhëheqë betejën me Edi Ramën.
Po opozita e Lulzim Bashës? Me kë e kishte Meta dje inatin, me Ramën apo me Lulzim Bashën, i cili nuk është se e përmendi shumë LSI-në në intervistën e parë, të dhënë pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.
Ka shumë pikëpyetje për të zgjidhur një rebus me irritimin e Ilir Metës, por fakt është se presidenti si një luftëtar politik ka dalë i pari përballë Edi Ramës, edhe duke mos qenë lider zyrtar i opozitës.
Por duke u imponuar si një lider i opozitës, falë edhe mundësive që i jep Kushtetuta, por edhe ambicja tij për betejë ndaj kreut të mazhorancës. Po Basha? Ai është, por Meta kërkon të imponohet, qoftë edhe me forcë dekreti.
Eshte me te vertete i CMENDUR!!!!!!!!!!!
PërgjigjuCudia eshte qe ky kokerrock kerkon kurdohere te imponohet po me duket si kala rere qe prishet sa te fillosh ta pshurresh.
PërgjigjuA ka me shkerdhate burre ?
PërgjigjuMbas cmendurise se Metes qendron baxhell Monika
Përgjigju