Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim

Opinion

Çfarë qëndron pas mesazhit të fortë të ambasadores Kim për rastin ‘Imeraj’

22 Qershor 2021, 17:42| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 17:44

  • Share

Mesazhi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, nuk përbën realisht një citim fakti, por një fenomen të shëmtuar te medias shqiptare.

Duhet thënë, pjesë e saj, edhe pse e rëndësishme, gjatë nisjes së reformës në drejtësi, ka mbajtur një anë të frikshme, regresive dhe të rëndë.

E ky fenomen është një sinjal i rëndë, që në një farë mënyrë ka zëra që i kanë mëshuar, por ajo, media manstream, ka qenë jashtë logjikës për të rrëfyer çfarë po ndodh.

Një fenomen i shëmtuar që asnjëherë nuk patëm një rreshtim të medias e analistëve në logjikën normale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por patëm media që dolën kundër ndërshkueshmërisë së “Peshqve të Medhenj”: në politikë, drejtësi, kupolën financiare a atë të krimit në vend.

Çfarë ka rasti “Imeraj” që ambasadorja amerikane me të drejtë e përmend. Ky rast është rezultantja e një fenomeni të pandershëm të kolegëve që turpshëm u përfshinë në një këtë fushatë që ka të bëjë me ngjarjen. Por ky rast, është një zgjatim i fenomenit.

Rasti “Imeraj” ka në mes një shantazh, një skandal të rangut që kurrë nuk duhet ta bëjë një njeri i ligjit. Imeraj, sipas raportit të Operaciionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përgjoi një person që punonte në këtë institucion kushtetues të Republikës së Shqipërisë, njësoj si SPAK apo Prokuroria e Tiranës.

E në këtë logjikë, disa gazetarë, portalistë e media nxorën lajme tym se një punonjës i OMN-së, sipas tyre paska shkuar me një femër. E për këtë paska video.

E ç’lidhje ka kjo?

E mbani mend vitin 2017, kur mediat shqiptare njollosën një eurodeputet të nderuar, që ishte raportues për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

E akuzuan se ka dashnore; e më skandalozja është se e akuzuan njerëz të medias që nuk kanë pikë, po pikë morali për të kapur këtë temë.

Si në rastin e të nderuarit Fleckenstein, pa pikë lidhje, njerëz mediatikë të rëndësishëm, folën e shkruan për një njeri të ndërkombëtarëve që del me një vajzë, pi kafe me një grua, kërcen me një femër. Edhe?

Ç’lidhje ka e gjitha kjo me reformën në drejtësi e pandëshkueshmërinë? Në fakt e gjitha kjo logjikë ka përvijuar për sulmin ndaj së nderuarës Romana Vlahutin, një gazetare, kolege e jona shumë e njohur që ishte bërë diplomate.

Çfarë si thamë; pa fakte, duke pasur parasysh që monstra të tilla që hodhën në vvord fjalët e tmerrshme ishin reporterë, gazetarë, analistë, si Romana që e kishte bërë me vite këtë profesion. Pa fakte, vetëm se ishin të paguar shuuumë po shuumë nga njerëzit që donin pandëshkueshmërinë.

E në rastin në fjalë që flet ambasadorja amerikane, ca emra që vetëm reporterë nuk quhen më, pasi nuk raportuan asnjë gjë, monstra, që thanë që një anëtar i OMN ka video me një person.

Edhe?

Ç’lidhje ka kjo me prokuroren e Tiranës?! Ligjërata e zotit Theo Jacobs ishte shumë e ndjerë, e qartë e vërtetë, e që mbronte secilin nga ne që sulmohet e baltoset në mënyrë të padrejtë.

Sepse dje, në disa media u dha në headline vetëm vendimi i KPK-së pa atë të OMN-së.

E kjo është tipikisht sjellja që ne kemi bërë për drejtësinë. E mbani mend kur disa nga gazetarët “më të “ndershëm” e të “famshëm” që kanë marrë edhe çmime mbronin Adriatik Llalën? Sot nuk e bëjnë, por thjeshtë sulmojnë drejtësinë e rëe, SPAK, kanë mjaft pakënaqësi e rezerva.

Gjëja më e mirë që të kenë rezerva, por raportimi duhet të jetë i plotë. Nuk ishte lajm anëtari i OMN-së që paska video me një vajzë, lajm është nëse Imeraj ka shfryutëzuar fuqitë e saj e burimet që të organizojë një operacion të tillë gjurmimi.

Kolegu i Imerajt, Llalla e bënte shpesh, kërkonte në gjykatë kërkesë për përgjim, e jo për arrest apo pandehje, thjesht për shantazh. E kjo realisht është pjesa më skandaloze e drejtësisë shqiptare.

Së bashku me atë pjesë tonë që publikisht pranojnë se kanë konsumuar dhallë e kos në ambjentet e organit të akuzës. Por nuk kanë raportuar kurrë. Tjesht kanë përcjellë fake nevvs-n apo urdhërat e politikës

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?