Interi bën vetvrasje. Zikaltërit eliminohet nga Champions League pasi nuk mundën dot PSV-në pavarësisht se Barcelona nuk i tradhëtoi. Holandezët pa asnjë objektiv morrën avantazhin në “San Siro” me Lozanon që në minutën e 13-të ndërsa barazimi i kapitenit Icardi në pjesën e dytë nuk shërbeu për kalimin më tej dhe Interi zhgënjen duke i thënë lamtumirë Championsit duke vijuar në Europa League.
Biletën nga grupi B e siguroi Tottenham që morri një barazim në “Camp Nou” ndaj Barcelonës. Katalanasit kishin bërë rotacion por falë golit të Dembele e kryesuan për një kohë të gjatë takimin. Lucas Moura në të 85-tën barazoi dhe i dhuroi kualifikimin për në 1/8 londinezëve.
Në Europa League do vijojë edhe Napoli që u eliminua nga Champions. Më tej do të vijojë Liverpool që mposhti 1-0 të kaltërit në “Anfield Road” falë golit të Salah. Grupin e ferrit në vend të parë e mbylli PSG që mbrëmë bëri goleadë në Beograd ndaj Crvena Zvezda. Francezët fituan 4-1 duke e mbyllur fazën e grupeve me 17 gola më shumë se çdo skuadër tjetër.
Dortmund u kualifikua si e para e grupit A pasi fitoi 2-0 në Principatë ndaj Monaco dhe Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Bryzh në transfertë. Të dy golat për verdhezinjtë u shënuan nga Guerreiro. Ndërsa nga grupi D Porto mundi 3-2 Galatasaray dhe do jetë në vazon e parë në shortin e së hënës ndërsa më tej kaloi edhe Schalke.