Sport

Champions League/ Barcelona rrezikon kualifikimin për herë të parë pas 21 vitesh, United ia del! Chelsea 'shkatërron' Juventusin

24 Nëntor 2021, 09:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 11:22

  • Share

Pas 21 vitesh Barcelona rrezikon seriozisht të mbyllë aventurën në Champiopns League në fazën e grupeve. Kjo për shkak se katalanasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Benfica-s në xhiron e pestë. Edhe pse katalanasit kanë dy pikë më shumë se Benfica e vendit të tretë në ndeshjen e fundit udhëtojnë në Gjermani për t’u përballur me Bayern-in, ndërsa portugezët presin Dinamon e Kiev. Nëse Benfica fiton atëherë Barcelonës nuk i bën punë as barazimi me Bayern Mynchen. Këta të fundit fituan 1-2 sfidën e pestë në grupe kundër Dinamo Kiev.

Ndërkohë Manchester United ka marrë një fitore të vyer kundër Villareal me rezultatin 0-2. Në Spanjë ndeshja ishte shumë e komplikuar pasi u zgjidh vetëm në minutën e 78 nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Sancho vulosi shifrat përfundimtare. Kjo fitore e kualifikon United në turin tjetër. Në sfidën tjetër të grupit F Atalanta shpërdoroi mundësinë e artë për vendin e dytë. Italianët barazuan 3-3 kundër Young Boys, me të dy skuadrat që mbesin në kuotën e 6 pikëve dhe në garë për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit.

Sakaq supersfida e mbrëmjes mes Chelsea-s dhe Juventus është mbyllur 4-0 në favor të kampionëve në fuqi të Europës. Londinezët u hakmorrën edhe për humbjen në ndeshjen e parë, ndërsa me këtë fitore marrin kreun e grupit me 12 pikë, po aq sa Juventus. Malmo-Zenit ndërkohë u mbyll 1-1.

Në grupin G Sevillia është kthyer në garë për kualifikim pasi mposhti 2-0 Ëolsburg, ndërsa edhe Lille ia doli 1-0 kundër Salzburg.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?