Sport

Champions League/ Barcelona vulos sonte fatin e grupeve, M.United i detyruar t'ia dalë kundër Villareal! Në Londër supersfida Chelsea-Juventus

23 Nëntor 2021, 11:44| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 12:24

  • Share

Champions League rikthehet sonte me xhiron e pestë të fazës së grupeve që rezulton të jetë mëse vendimtare për disa skuadra me emër në Europë. Ndër të parat është Barcelona që në Camp Nou pret Benfica-n ne misionin e vetëm fitoren. Kjo jo vetëm për hakmarrjen e humbjes në ndeshjen e parë, por edhe për faktin se katalanasve të Xavi Hernandes i duhen 3 pikët për të siguruar vendin e dytë. Në të kundërt përballja e fundit në grup me Bayern rrezikon të kthehet në ferr pasi Barcelona ka 6 pikë, 2 më shumë se Benfica. Përballja tjetër e grupit E mbrëmjen e sotme është mes Dinamo Kiev dhe Bayern-it të kualifikuar.

Tejet interesante është situata edhe në grupin F ku Manchester United që udhëheq me 7 pikë po aq sa Villareal do përballen sonte në Spanjë. ‘Djajtë’ e Cerrik vijnë pak ditë pas shkarkimit të Solskjaer dhe situata nuk është aspak e mirë, sidomos edhe për faktin se nuk kanë asgjë të sigurtë. Më intrigues këtë grup e bën edhe përballja tjetër mes Young Boys dhe Atalanta-s. Fitorja e çdo skuadre në këtë ndeshje do t’i vinte seriozisht në pikëpyetje si Villareal ashtu edhe Manchester United. Për Atalantën e Gasperinit, ku pritet të luajë titullarë edhe Gjimshiti, sonte është një mundësi e artë për të kapur të paktën vendin e dytë.

Supersfida e mbrëmjes padiskutim është në grupin H ku Chelsea kampion në fuqi i Europës pret Juventusin. Kjo e fundit është me pikë të plota dhe e kualifikuar, ndërsa sonte përballen për vendin e parë. Sakaq Chelsea kërkon edhe hakmarrjen për humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Torino. Ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Malmos dhe Zenitit.

Në grupin G Salzburgu luan në transfertën e Lille, ndërsa Sevillia ka mundësinë e fundit për të shpresuar, pasi përballet me Salzburg.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?