Foto ilustruese

 Champions League/ Bayern rikthehet te fitoret, hap fals për Valencian

23 Tetor 2018, 22:07| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 22:19

  • Share

Bayern Mynchen është rikthyer te fitoret në “Champions League” pasi ka mposhtur 0-2 AEK-un e Athinës në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të këtij kompeticioni.

Gjermanët nuk e kishin aspak të lehtë dhe këtë e tregon pjesa e parë që u mbyll me porta të paprekura. Për t’u zhbllokuar sfida duhet të vinte minuta e 61-të, atëherë kur Martinez pas një këmbëngulje të gjatë të bavarezëve dërgoi topin në rrjetë. Vetëm pak çaste më pas, Levandovski dyfishoi rezultatin dhe njëkohësisht vulosi takimin.

Sfida tjetër e orës 18:00 mes Young Boys dhe Valencias është mbyllur me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk I shkon aspak për shtat spanjollëve, të cilët kishin mundësi të përfitonin nga ndeshjet direkte mes Juventusit dhe Manchester United. 

Në takimin e luajtur në Zvicër, ekipi i Marcelinos kaloi i pari në avantazh me sulmuesin Batçuaj, por vendasit barazuan gjithçka me Horau I cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?