Skuadra e Interit

Champions League/ Debutimi në formatin e ri, Inter me mungesa përballë Manchester Cityt

17 Shtator, 18:57| Përditesimi: 17 Shtator, 18:58

  • Share

Manchester City dhe Inter përballen të mërkurën në 21:00 në ndeshjen e parë debutuese për formatin e ri të Champions League. Kampionët në fuqi të Italisë kanë lënë pjesë pas, teksa trajneri Simone Inzaghi nuk do ketë të gatshëm Federico Dimarcon dhe Marco Arnautovic.

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk u stërvit me skuadrën në fushë, por qëndroi pushim për shkak të lodhjes së shkaktuar në ndeshjen ndaj Monzës, ndërsa sulmuesi u zgjua me temperaturë dhe nuk mori pjesë në seancë e fundit stërvitore.

Dyshja nuk fluturoi me ekipin për në Angli, teksa pjesa tjetër e grupit është pa probleme. 'Dhimbje koke' për Inzaghin në fashën e majtë të mbrojtjes, me Dimarcon që është titullar absolut te Interi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?