Sport

Liverpool fiton por 'vuan' ndaj Milan, Belgët e Brugge suprizojnë ndaj PSG, Reali thyen Interin në minutat e fundit

16 Shtator 2021, 00:21| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 02:13

  • Share

Champions League dhuroi sot natën e dytë plot supriza të ndeshjeve të para në grupe.

Liverpooli siguroi një fitore të vështirë në një lojë të jashtëzakonshme në ‘Anfield’ ku arritën t’i dominonin kuqezinjtë edhe pas avantazhit me autogol që kishin në pjesën e parë.

Megjithatë Salah dhe Henderson arritën të ndryshojnë rrjedhën e lojës me një fitore spektakolare 3-2.

Real Madrid ‘preu’ shpresat e Interit pasi kur çdo gjë dukej sikur po shkonte drejt barazimit ekipi vizitues arriti të shënonte në minutat e fundit. Me rezultatin e ngushtë 0-1 Real Madrid ka arritur të rrëmbejë 3 pikët e para për këtë sezon të ri të Champions League. 

Suprizë e kësaj mbrëmjeje ishte një barazim mes Club Brugge dhe PSG. Ky barazim tregoi një prezantim dinjitoz të Belgëve përballë 'milionave' të PSG. Edhe pse me emra të mëdhenj në fushën e lojës Messi, Neymar dhe Mbappe nuk mundën të siguronin fitoren për PSG e cila e mori avantazhin e para me Herreran në minutën e 12', por të zotët e shtëpisë arritën barazimin pak minuta më vonë me Hans Vanaken që 'vulosi' rezultatin 1-1.

Ajaxi dominoi Sportingun e Lisobnës të cilët arritën duke shënuar 5 herë ndaj të zotëve të shtëpise me rezultatin e përgjishëm 1-5. Një pikë gjithashtu u nda midis Atletico Madrid dhe Porto nga barazimi 0-0.   

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?