Champions League/ Sonte supersfidat Liverpool-Napoli dhe Bayern-Inter, trajneri i Inzaghi: Do jetë mbrëmja e Kristjan Asllanit

1 Nëntor 2022, 10:01| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 13:23

  • Share

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do ketë mundësinë të tregojë nga repertori i tij në supersfidën Bayern-Inter, që luhet sonte në ‘Champions League’. Të dy skuadrat e grupit C janë të kualifikuara, me gjermanët që kanë blinduar edhe vendin e parë. Në prag të sfidës trajneri i italianëve Simone Inzaghi është shprehur se ‘Asllani po e vë në vështirësi në stërvitje’ dhe se sonte do ti bëjë vend në formacion. Ai shton se ‘sonte mund të jetë ndeshja e shqiptarit’, por gjithsesi premton se nuk do ketë shumë ndryshime në formacion.

Sfida tjetër e grupit është mes Plzen dhe Barcelonës, me Katalanasit që kanë siguruar matematikisht kalimin në Europa League.

Jo më pak interesante është edhe përballja mes Liverpool dhe Napolit. Të dy skuadrat e kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër, por anglezët duhet të fitojnë me katër gola për t’i marrë vendin e parë italianëve. Në prag të sfidës trajneri i ‘the reds’ Jurgen Kloop është shprehur se ‘ky Napoli mund të shkojë deri në finalen e Champions League’. Sfida tjetër e grupit është mes Rangers dhe Ajax, me skocët që gjithashtu duan një fitore me 5 gola për t’i marrë vendin në Europa League holandezëve.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje pa u luajtur grupi më enigmatike është grupi D. Tottenham-it i duhet të paktën një barazim në Francë kundër Marseille-s, ndërsa edhe Sportingu do t’u mjaftonte me të njëjtin rezultat kundër Eintracht Frankfurt.

Në grupin B Clubb Bruge dhe Porto janë kualifikuar kështu që luhet për vendin e parë dhe kush shkon në Europa League. Për Porto-n duket më e vështirë pasi pret Atletico-n e vendit të tretë, ndërsa Clubb Brugge ka udhëtuar në Gjermani për t’u përballur me Bayern Leverkusen.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?