Champions/ Presidenti i ri dhe historia, faktorët që favorizojnë përmbysjen 'e çmendur' të Barcelonës (VIDEO)

10 Mars 2021, 14:06| Përditesimi: 10 Mars 2021, 16:27

  • Share

Katër vite më pas, por këtë herë në ‘Parc des Prince’, Barcelona do të tentojë të bëjë  një tjetër përmbysje të çmendur në Champions League kundër Paris SG. Misioni do jenë në kufijtë e të pamundurës, pasi humbja 1-4 në Camp Nou nuk lë vend për shumë histori.

Gjithsesi që prej asaj ndeshje te Barcelona kanë ndryshuar shumë gjëra. Nga e hëna president është Joan Laporta, i cili pikë së pari guxoi të kërkonte kualifikim kundër Paris SG. Te përmbysja beson edhe trajneri Koeman, që para ndeshjes ka deklaruar se asgjë nuk është e pamundur.

Për këtë ndeshje Barcelonës do t’i mungojnë Coutinho, Pique, Fati dhe Roberto, ndërsa në dyshim është Jordi Alba. Ndërkohë edhe Paris SG i Tuchel nuk është i plotë, pasi të padisponueshëm ka Neymar dhe Moise Kean, ndërsa Florenzi është në pikëpyetje.

Sakaq e mërkura rezervon edhe një tjetër përballje. Në Anfield, Liverpooli që po kalon një moment tejet të vështirë pret Leipzig, që në ndeshjen e parë e mposhti 0-2. Për ekipin e Kloop mjafton një 90 minutësh i administruar mirë, por duke parë se në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi Liverpool ka po kaq humbje, një surprizë nuk duhet neglizhuar asnjëherë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?