Dy superfuqi të futbollit modern si Paris SG dhe Manchester City do luajnë sonte kundër njëri-tjetrit aktin e parë për gjysmëfinalet e Champions League. Francezët vijnë në këtë përballje me stofin e pretendentes, pasi s’kualifikuan kampionët në fuqi të Bayern Mynchen, ndërsa përballë gjejnë City-n e Guardiolës që ka mbyllur llogaritë me Premier League.
Në prag të takimit për francezët në pikëpyetje janë kapiteni Marquinho-s dhe Kylian Mbappe, ndërsa trajneri Pochetino është shprehur ‘se Manchester City është një nga klubet më të mëdhenj në botë, me trajnerin më të mirë. Do jetë një përballje më e fortë se kundër Bayern-it’.
Ndërkohë në krahun tjetër Manchester City nuk ka asnjë mungesë, ndërsa vjen në këtë gjysmëfinale pasi eliminoi Dortmund-in. Guardiola ka deklaruar se ‘skuadra e tij nuk është ende në elitën e Champions League, por padiskutim dëshiron të jetë atje’.
Sakaq të martën u luajt edhe gjysmëfinalja e parë mes Real Madrid dhe Chelsea-s, që përfundoi me shifrat 1-1. Në kryeqytetin spanjoll të parët shënuan londinezët me Pulisic, i cili realizoi një gol fantastik, ndërsa të besuarit e Zidan baraspeshuan me Benzema-n po në pjesën e parë.
Kualfikimi ka mbetur i hapur për ndeshjen e kthimit, që luhet të mërkurën e ardhshme në Stamford Bridge.