Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.
1. Ansambli Tirana mban sot në orën 19.00 në Teatrin Metopol koncertin festiv “Në konak”, me koreografi të Sedmir Memias e drejtim artistik të Armela Demajt.
2. Pianisti Kosti Deti mban sot në orën 19.00 një koncert recital në Teatrin e Operas, në kuadër të festivalit “Pianodrom” nën drejtimin e Aleksandër Peçit.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezanton sot në orën 18.00 projektin, që e shndërron në një qendër shumëfunksionale edukimi, me një teatër të hapur, si edhe një hapësirë studimi rekreative.
4. Çelet sot në galerinë “Kalo” ekspozita “Gjithçka që duam me krijime të artistëve shqiptarë në artet pamore.
5. Është çelur në galerinë “FAB” ekspozita “Gjendje” e piktorit Fatmir Tufina, që do të qëndrojë e hapur deri në 31 dhjetor.
6. Pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri ekspozita “Amerikanët” e Fate Velaj, e çelur në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Artisti e gjen frymëzimin nga arti i fotografisë së Robert Frank.
7. Mbahet sot në orën 17.00 në Teatrin Metropol shfaqja “Mbretëresha e dëborës” me 6 personazhe të veçantë, regji të Shegushe Bebetit dhe koreografi të Fation Sulstaorovës.
8. Bazuar në ngjarje reale, duke sjellë kohën e persekutimeve të klerikëve e besimtarëve, vijon deri në 24 dhjetor në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental premiera “Gjaku i martirëve të kombit” me regji të Bajram Torbës e një kast të përzgjedhur aktorësh.
9. Vijon sot në orën 18.00 në teatrin “Migjeni” premiera “Takimi i parë” me regji të Ina Morinajt.
10. Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “LUBA”, me regji të Armand Borës e autor Ylljet Aliçkën.