‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

5 Janar 2023, 12:41| Përditesimi: 5 Janar 2023, 12:45

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës:

1.            Shfaqja musical Jesus Christ Superstar me regji të Altin Bashës, rikthehet sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

2.            Deri në 10 janar, 65 punime në grafikë e pikturë, të artistit Abaz Hado, qëndrojnë në Galerinë e Artit Tiranë, në kuadër të ekspozitës retrospektivë e artistit “65 vjet - Një jetë në Art”.

3.            Me 45 riprodhime të tablove të përzgjedhura, pret vizitorët në Muzeun Historik ekspozita “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.

4.            Mbi  të drejtën e lëvizjes, qëndrimit e rikthimit brenda kufijve të çdo shteti, ekspozita "Intervistë vize", me video art, të artistëve si Vangjush Vellahu e Stefano Romano, qëndron e hapur  deri  7 janar në Qendrën Kulturore “Tulla”.

5.            4.Ekspozita "Gjendje" e piktorit Fatmir Tufina, me 33 nga veprat e tij më të fundit qëndron e çelur dhe sot në galerinë "Fab".

6.            E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.

7.            Me punime të realizuara midis viteve 2015-2022, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

8.            Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar  në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Rrënjët italiane", me imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë, e kulturën malore vendase të fotografuar nga Fation Plaku.

9.            Me emra të spikatur të artit pamore, e larmishmëri zhanresh, ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun, pret vizitorët në Galerinë e Artit në Shkodër.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?