Ciceron/ ‘Guida’ kulturore! Çfarë mund të prisni nga arti në Tiranë dhe rrethe

21 Tetor, 18:26| Përditesimi: 21 Tetor, 18:38

  • Share

1. Ekspozita “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë” çelet këtë të hënë në orën 11:00 në Bibliotekën Kombëtare në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. Në këtë ekspozitë, që parashikohet të jetë një ndër më të mëdhatë e, njëkohësisht, më të rëndësishme të organizuara nga BKSH-ja, do të ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia, mes viteve 1400-1800, pjesa më e madhe e të cilave ekspozohen për herë të parë në publik. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri në 4 nëntor.

2. “Vdekja e kalit” është filmi që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të marte në 22 tetor, në orën 18:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Shfaqja e këtij filmi bëhet në kuadër të muajit të filmit të restauruar që po mbahet në COD përgjatë tetorit, një aktivitet në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, që sjell për publikun filmdashës një cikël prej katër filmash shqiptarë të restauruar.

3. Një koncert me muzikën e Franz Liszt ofrohet mbrëmjen e 22 tetorit në orën 18:30 në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Koncerti është konceptuar si një mbrëmje me muzikë dhe rrëfim, ku pianistja Almira Emiri do të interpretojë vepra të Franz Liszt-it dhe kompozime të frymëzuara nga motivet hungareze.

4.Tetori i Librit vjen me një takim me Virgjil Muçin për librin “Tri jetët e Z P”. Takimi mbahet në 22 tetor në orën 12:00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

5. Tetori i Librit vjen me një diskutim mbi antologjinë poetike “Kam të drejtë të ëndërroj”, këtë të martë, në 22 tetor ora 11:00, në Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier. Kjo antologji përfshin krijime të nxënësve anëtarë te Bibliotekës që janë të apasionuar pas poezisë dhe krijimit artistik”.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?