Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: Në COD Daria Bignardi dhe dokumentari i Arbanës për emigrantët në Australi! Nis festivali ‘Luleborë’!

10 Nëntor 2023, 10:23| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 11:00

  • Share

Shfaqet e diskutohet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri dokumentari "Australia shtëpia ime: Një emigrim shqiptar”, në praninë e regjisorit Dritan Arbana.

Në kuadër të programit kuratorial "Kurim me përkujdesje", kritiku i artit dhe kuratori italian Ludovico Pratesi prezanton këtë mbrëmje në orën 19.00 në Institutin Italian të Kulturës projektin "Spazio Taverna: Një hapësirë për të ndërtuar të ardhmen"

Gazetarja dhe autorja e njohur italiane Daria Bignardi, prezanton sot në orën 11.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri romanin "Oggi façio azzuro".

Ekspozita "Buno Nuove: Gratë që ndryshojnë arkitekturën" qëndron e hapur në kubin U9 të Piramidës deri në 20 nëntor.

Nën interpretimin e Herion Mustafarajt dhe Era Makoçit mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Ata hyjnë pa trokitur” në anglisht, me autor e regjisor Armand Borën.

Studiuesja Luljeta Dano do të jetë sot në orën 11.00 në bibliotekën "Marin Barleti" në Shkodër për një bisedë mbi letërsinë dhe xhubletën.

Festivali i këngës "Luleborë" shënon sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër edicionin e tetë nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit e Markelian Kapedanit.

Me pjesëmarrjen e veçantë të aktores Luiza Xhuvani, vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan premiera “Zyshë e dashur” nga autorja Ljudmilla Razumovskaja dhe me regji të Aldi Hysotoçi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?