1. Vogëlushët nga 3 deri në 12 vjeç mund të ndjekin sot e nesër në orën 11.00 në teatrin "Metropol", shfaqjen "Të kujt janë këpucët" me autor Mike Kenny të përshtatur nga Suela Xhonuzi, e cila ka realizuar edhe regjinë.
2. Teatri i Kukullave shfaq sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik premierën “E bija e hënës dhe Diellit” bazuar në Tregimet e Moçme të Mitrush Kutelit dhe me regji të Klajd Ymerit.
3. Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçin dhe regji të Ilir Bokshit.
4. Vijon sot e nesër në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Mbreti Lir” e Uilliam Shekspir me regji të Jonida Beqos dhe interpretim të Viktor Zhustit.
5. Pjesë të përzgjedhura nga Dvorak & Tchaikovsky, interpretohen këtë mbrëmje në orën 18.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë.
6. Komedia teatrit "Petro Marko", “Dëshira e Tretë” me autor Ferdinand Hysin dhe regji të Roland Mingës shfaqet sot në orën 19.00 në teatrin "Bylis" në Fier.
7. Pas triumfit në Festivalin Teatror Shqiptar "Moisiu" rikthehet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër shfaqja “Vizita” e përshtatur nga teksti i Herbert Ëells nga Fabio Pisano dhe me regji të Davide Iodice.
8. Një njeri me ego të sëmurë që nuk kursen intrigat për të arritur qëllimet e tij, duke shkaktuar dramë. Premiera "Gjithçka rreth IV" me autor Joseph Mankieëicz dhe regji të Hervin Çulit shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisu" në Durrës.
9. Korça ndez dritat e Festave, sot në orën 18.00 në zonën këmbësore mbahet një koncert festiv ku banda e qytetit, babagjyshi dhe elfët do të krijojnë atmosferë spektakolare.